Per here te fundit ne Shqiperi e ne Tirane kam qene ne Veren e vitit 2017.
Nje pasdite me plot miq te mij, shoke e kolege te mire e te hershem teksa po kalonim nje mbremje vertet mbreselenese ne Bar Kafe ” Bakalli ” prone e mikut tim te vecante Lutit apo me mire te them e vellezerve Nuri ( Lutit & Nushes ) …u hap nje debat i madh per Tironen e djeshme e te sotme…si qytet e vecmas edhe per banoret e stilin e saj te jeteses sidomos si kryeqytet.
Fola pak e sakte pasi nuk kisha fort deshire te debatoja me miqte e mij…por ne nje moment i them Lutit jo pa qellim …cohu te ecim pak me kembe e te bejme nje xhiro deri tek Pazari i Ri…se na u mpine kembet .
Bar – kafe ” Bakalli ” shume i frekuentuar
eshte ndertuar mbi pronen e familjes se njohur tironase me te njejtin mbiemer dhe ndodhet ngjitur me ish Ambasaden turke ose me ish kinema Republiken e balle per balle me ish Lidhjen e shkrimtareve.
Dolem te dy e nisem xhiron tone…
Kaluam per bri ish ambasades, ish kinemase…ne krah te pallatit ku jetonte dikur i mirenjohuri Mico Papadhopulli, ose sic njihej prej emrit te arkitektit qe e kish projektuar…pallati i Petraq Kolevices.
Vazhduam te ecim para Bankes se Shqiperise…tek ish sheshi i Taksive…ne bri te shtatores se Skenderbeut …te Xhamise se Ethem beut e te Sahatit t’modh ….ne krah te Lulishtes perbri Pallatit te Kultures ku pak me tej ishte pallati i Kacelve …lame pas wc publike ku pat punuar dikur i fameshmi bejtexhi popullor Sefer Daja…lame pas edhe ish stacionin legjendar te autobuzeve qe te conte ne lagjen Ali Demi perballe Ushtarit te Panjohur …kaluam perbri pallateve 6 kateshe ku kane qene embeltorja, foto Skenderbeu, konfensionet e cantat me porosi…dhe nderkohe po vazhdonim te dy biseden tone per Tironen e djeshme…cfare ka qene aty e cfare ka qene ketu…e cfare eshte ndertuar e kush e ka ndertuar.
U rrotulluam tek busti i atentatorit bolshevik e me pagese Avni Rustemi …lame ne krah shtepite e njohura tironce te Koncve e Kaimeve…kaluam ne krah te ish pasticerise se fameshme te Pazarit te ri…po ne krah te ish dyqanit te Pastertise (pstrimi kimik ) dyqanit te vellezerve ore ndreqes Qinami ( Titit dhe Seles ) …shtepise se te fameshmit Xhavit Demneri e peshores se Xhep Zaltes…pershkruam avash – avash edhe ato gati 100 metra poshte pallatit me kembe ose pallati i Vace Zeles sic i thonim ne aso kohe…
Ndjeme te dy goxha nostalgji kur ecem perbri vendit kur aty dikur kane qene ish Pitet e fameshme…morem drejt nga ish lulishtja e pallatit te kultures qe me se shumti e prej vitesh njihet si Gropa e Hajdin Sejdise…ne krah te Pallatit te Kultures e Bibliotekes kombetare … gurin e themelit te te cilit e vuri Hrushovi gjate vizites se tij ne Shqiperi ne kohen e miqesise se flakte shqiptaro Sovjetike.
Kalojme mes per mes Sheshit te famshem te Tiranes ku dikur aty ndodhej Shatervani i Xhemal Tafajt ish ministrit qe pat thene se do ta bonte Tironen si Kajro…
Leme pas e ne krah tone duke share natyrisht edhe ish vendin e piedestalit ku ndodhej shtatorja gjigande e diktatorit Hoxha…
Kaluam para vendit ku ndodhej ish Kursali i famshem e folem plot nostalgji per te…
Ne krah te ish vet – sherbimit te njohur te Tiranes e ish reklamave te kinemase…si dhe ish Dhomes se tregetise se jashteme apo ish kinema Ushtarit te dikurshem…dhe e mbaruam xhiron tone flash ” neper Tirane” …u kthyem ne destinacion, pra po aty ku ishim…tek Bar – kafe Bakalli …u ulem po ne te njejten tavoline e po ne te njejtat karrige…e teksa po benim cheers me nga nje birre te fresket e te shijeshme…Luti disi i cuditur nga kjo kerkese e imja per kete lloj xhiroje te cuditeshme ” neper Tirone” me afrohet e me thote…po ti c’pate…si ta dha truni qe na qite n’ bulevard…e na bone me hec…se vallahi kisha kohe qe s’ dilja kesisoj…
A pe ndonje te njohur per sa shkum e per sa erdhem o Lut i thashe une…joooo me tha …vallahi asnje fytyre e njofme…a te tha kush merhaba…si je e ate pershendeti kush …vazhdova ta pyes une….jo vallahi askushi u pergjigj Luti…te cilin ve duart ne zjarr se e njeh minimalisht te pakten trecereku i Tirones.
E pra ja kjo eshte ajo Tirona e djeshme qe na mungon aq fort o vllai im i them une gati me lot ne sy….e me nje ngerc qe me kish mberthyer fytin..kjo eshte kjo Tirona e sotme or mik …vazhdoi une rrevolten time te brendeshme…qytet – kryeqyteti ne te cilin
cdo dite e me shume po na duket vetja …te huaj ne shtepine tone… ku as na njeh kush e as njohim me kerkend…e ku po harrojme vendet ku u lindem e ku u rritem…dhe e kemi harru krejt njoni – tjetrin.
Dogjoni mor cuna… ju drejtova tavolines sone…ishte si ishte Turona jone…me te mirat e te keqijat e veta …por te pakten ishte e jona…e njihnim e na njihte me sy mbyllur…e donim e na donte pa kushte.
Aq ishim atehere 250- 300 mije banore gjithe e gjithe…dhe o do binim komshi, o krushqi o kushurinj….se aq qe ene kjo e mira Tirona jone…2 pellomb per se gjati e 1 per se gjoni…dhe nuk vazhdova dot me se ai ngerci qe me qe mbledhur ne fyt me shpertheu e mu shnderrua ne lot…
Por jo lot dobesie…por respekti, malli, nostalgjie e mirenjohje per qytetin tone e per qytetaret e banoret e tij …si dhe lot urrejtje e mallkimi per ata bastarde qe e kane katandisur Tironen tone sot ne kete fare derexheje sa qe si njihet mo as nomi e as nishoni i se djeshmes e saqe se njeh me robi – robin edhe pse te gjithe mburren e thone ….jetoj ne Tirane.
Ju mund te jetoni sot ne Tironen rrumpalle e “moderne ” te ketyre monstrave qe keni ne krye e qe s’ njohin kerkundi gjoseni kur thojne aq bukur vete tironcit… pervec pisllikut, poshtersise e hajdutllikut…por ama as keni jetuar e as keni per te jetuar dot kurren e kurres ne ate lloj Tirone tonen te miresise, respektit, mallit e njerzillikut …
Dhe kete ju a them pa kurrfare xhelozie…por thjesht dua te jem realist dhe asgje me shume.
Sepse qytetin e bejne njerezit e qytetaret e jo shtetaret e qeveritaret …qytetin e jetojne paqesoret e jo te dhunshmit…traditen e historine e ruajne dhe e trashegojne te mencurit e atdhetaret e jo barbaret.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply