Kosova ka nevojë urgjente që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të formohet sa më parë Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kjo Qeveri duhet të jetë përfaqësuese e të gjithë qytetarëve shqiptarë, përfshirë ata që jetojnë në viset ende të okupuara të trojeve tona etnike.
Deputetë shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 – mos harroni se jeni rritur me bukën dhe ujin e kësaj toke të Shqipërisë Etnike.
Mos harroni historinë tragjike që ka kaluar populli shqiptar në Kosovë.
Mos u bëni mendjemëdhenj, por tregohuni modestë, ashtu siç është shqiptari në thelb.
Lërini mënjanë inatet personale dhe partiake. Nuk ka arsye të tjera për ndarjet tuaja, përveç mungesës së vullnetit për bashkim.
Të gjithë, në një formë apo tjetër, mbani përgjegjësi për rrjedhën që ka marrë politika e Kosovës dhe për sfidat që do të vijnë.
Prandaj, uluni urgjentisht në sofrën kombëtare të pajtimit, përpara se të uleni të përçarë në tryezat ndërkombëtare.
Nuk kemi luksin të kemi institucione të varura dhe multietnike që i shërbejnë të huajve, por kemi nevojë për institucione shtetërore me logjikë kombëtare dhe shtetformuese.
Kur ta mbajmë Kuvendin e Tretë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të jeni të ftuar.
Me konsideratë
Prof. Hyzri Salihu
Siguria Kombëtare
19.07.2025
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply