U desh ta mbulonin me xham arkivolin, sepse ai nuk pushonte së përkëdheluri fytyrën e saj, duke pëshpëritur fjalë, nuk donte t’i thonte lamtumirë.
Gjatë funeralit, ai u përpoq disa herë të hidhej në varr. U deshën disa njerëz për ta mbajtur.
Nuk ishte vetëm dhimbje.
Ishte shembja e gjithë botës së tij.
Gladys nuk ishte vetëm nëna e tij, ajo ishte streha e tij, dashuria e tij e parë, rrënja e thellë nga e cila ishte rritur gjithçka. Pa të, Elvisi ndihej i humbur, pa tokë nën këmbë.
Ishte ajo që e mbajti në këmbë, gjatë ditëve të varfërisë, ajo e mbrojti nga një botë që, shumë shpejt, kishte filluar t’i kërkonte gjithçka.
Elvisi kishte një kujtesë të jashtëzakonshme dhe një zë të aftë të shtrihej në më shumë se katër oktava e gjysmë.
Ai i donte të gjithë rrymat muzikore, edhe pse xhazi nuk ishte zhanri i tij i preferuar, ai i respektonte atë.
Ishte mjeshtër në aranzhim, riinterpretim, duke kërkuar gjithmonë diçka të re, më të thellë dhe bindëse. Ai ishte i rrethuar nga muzikantët më të mirë, por kurrë nuk kërkoi të shkëlqente i vetëm.
Dhe pavarësisht suksesit të tij, ai mbeti i përulur.
Ai kishte një besim të sinqertë, të rrënjosur thellë, dhe regjistrimet e tij më të përzemërta ishin ato të zhanrit gospel. Jo rastësisht, ato i dhanë çmimet e tij të vetme Grammy.
Por trashëgimia e vërtetë e Elvisit nuk është vetëm muzika e tij.
Është dashuria, që ai ishte në gjendje të jepte.
Ai kishte një ndjeshmëri të jashtëzakonshme.
Qante për dhimbjen e të tjerëve.
Ai vizitoi spitalet pa i thënë askujt, shkoi në burgje, ndihmoi familje që as nuk i njihte. Qau sinqerisht për vdekjen e Dr. Martin Luther King Jr. dhe ofroi gjithë ndihmën që mundi për familjen e tij.
Ai shërbeu në ushtri me dinjitet, në Gjermani, duke lënë mënjanë famën, për të përmbushur detyrën e tij, si çdo i ri tjetër.
Elvisi nuk ishte perfekt. Ai bëri gabime, pati dhe dështime. Por ai kurrë nuk pushoi së përpjekuri.
I lindur në varfëri, ai nuk e humbi kurrë frikën e kthimit në atë pikë.
Dhe ndoshta ishte pikërisht ajo frikë, që e bëri aq bujar.
Elvisi ndihmonte miqtë, të huajt, madje edhe ata që e kritikonin.
Ai kishte të metat e tij, si çdo njeri.
Por ishte humanizmi i tij, që e bëri të paharrueshëm.
Muzika e tij preku zemrat.
Por ishte mirësia e tij, që preku shpirtrat.
Përktheu: Fatmir Shqarri…
Burimi/Facebook/Mësimi/Fatmir Shqarri


Leave a Reply