Njëherë e një kohë keqas u zumëDhe thamë ç’nuk ishte për të thënë
Fjalën e fundit, të parën e vumë
U shamë me prag, u shamë dhe me nënë.
Jeta na ndau. Unë në një shtet
Dhe ti në një tjetër…
Sa shumë jam ndjerë në siklet
Për mikun tim dhe zënkën e vjetër.
Atë që s’e bënë dy burra të pjekur,
Atë që për vite në shpirt më theri,
E bënë ato, që për ne s’kanë vdekur,
Ato që pushojnë nën dy pllaka mermeri.
Të freskët gjeta ca zambakë bardhë.
Pranë tyre vura dhe lulet e mia…
E pyeta: “Me këto lule, cili t’paska ardhë?”
Por veç ëmbël më pa fotografia…
Ca varre me tutje, shkova të vë buqetën tjetër…
E kisha dashur e më donte ajo plakë
Dhe lotët s’i mbajta te nëna e mikut të vjetër
Kur mbi mermer pashë… të njëjtët zambakë.
…
C@ne
13/07/25
Asti – Itali
Burimi/Facebook


Leave a Reply