Avokat Arben Llangozi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka një talent të rrallë, nuhat shpejt çdo lajm mediatik për ndonjë prokuror të dyshuar për korrupsion dhe… nxitohet ta mbrojë!
Jo për ta hetuar, jo për ta pezulluar, por për t’i hedhur një çadër mbrojtjeje sa hap e mbyll sytë. Mediat shpallen “të pabesa”, prokurori i përmendur shpallet “viktimë”, dhe KLP del në konferencë si trup mbrojtës personal.
E pra, nuk është pak janë të zotët të dalin përpara çdo portali për të shpëtuar ndonjë “kolumb” të sistemit.
Por kur del vetë Kryeministri, i qetë e i buzëqeshur, dhe përmend publikisht emrin e prokurores Elsa Gjeli, e thumbon, e godet dhe praktikisht i bën presion politik live në televizion… KLP zhduket. Asnjë deklaratë. Asnjë mbrojtje. Asnjë mërmëritje. KLP mbyll veshët, syzet me diell, dhe ndoshta ikën në pushime.
Pra, për një shkrim gazete, alarm kombëtar. Për një sulm nga Kryeministri: “na falni, jemi jashtë zyre”. Kjo nuk është më drejtësi me standard të dyfishtë, kjo është stand-up comedy institucional.
Me këtë ritëm, nuk është çudi që nesër KLP të hapë një zyrë “reklamimi” për prokurorët e dyshuar me broshura, mbrojtje mediatike dhe bonus, ndonjë fjalë të mirë për integritetin e tyre.
Ndërkohë, për prokuroret që nuk ulen në gjunjë, si Elsa Gjeli, as edhe një “mirë je?”. Bravo KLP – të paktën për konsistencën në hipokrizi!
Burimi/Facebook


Leave a Reply