Një njeri dhe diplomat gjerman vërtet i përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptatëve – ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, paska ndërruar jetë në vendin që e deshi kaq shumë.
Ai është gjetur pa shenja jete me 12 korrik, në një dhomë hoteli në Golem.
“Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman)”, njofton policia.
Nga hetimet e deritanishme nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, por hetimet po vazhdojnë!
Në një takim me te para rreth 10 vitsh ishte kënaqësi të dëgjoja një diplomat gjerman që fliste me aq përkushtim për Shqipërinë dhe për zhvillimet e ditëve të fundit të komunizmit.
Werner Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990. Ai kishte hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist.
Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë.
Daum u nderua me një Mirënjohje nga kryebashkiaku i atjeshëm për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990.
R.I.P. Werner Daum!
Burimi/Facebook


Leave a Reply