Malcorët e mbi-Shkodrës, si në Malcinë e Madhe e si në Dukagjin, kanë pas gjithmonë një karakteristikë që i ka dallu prej pjesës tjetër të vendit.
MIKPRITJA.
Në kangën e Qerim Delisë ka një varg që sa herë e dëgjoj, më rrënqeth, sepse demonstron pikërisht këtë virtyt të banorëve të atjeshëm:
“Du me dal se jam zot shpije
Me ble Dyl nji frym bagtije
Me ndez qiri me vu fernik
O ka me pru Zoti naj mik”.
Pra, duke iu lut Zotit me i shku dikush mik n’sofër. Kjo sepse në Dukagjin e Malci t’Madhe, me prit miq në shpi asht s’pari detyrim i trashegum brez pas brezi, një lloj kodi, e s’dyti një krenari e kënaqësi qe ia dallon në sy qe iu shkëlqejnë t’zotve të shpisë.
E thashë në kry të këtyne rreshtave këtë, për me iu thanë, boll me paragjykime te tipit, vete e keni prit Ramen, vetë e keni fajin, Zotin ju a lun.
Jo!
Banorët e Thethit, i kanë hap derën një miku, që iu ka shku me bujt. Fatmiri, ky djali në foto i cili u ba meme prej dy ditësh, e akomodoi ne hotelin e tij, nje pjese e te cilit dje ia prishen. Ndoshta entuziazmi qe i erdhi kryeministri dhe e trajtoi si mik, ndoshta pak edhe deshira me thane dicka perpara kamerave, e banë me gabu ne ate batuten e “kushos n’Gjermani”, por kjo nuk ma ndryshon mendimin se nuk ka pse bahet ai tabelë qitjeje e opozitarëve të zemërum. Por ka edhe nje arsye tjeter pse u mirëprit Rama, qe shkon pertej kesaj burrnije. Shumica e atyre, jane pronarë të hoteleve, bujtinave dhe strukturave te tjera pritese ne zone, dhe kane prit kryeministrin e vendit, njeriun i cili pavaresisht pelqimit dhe bindjeve te secilit, ishte lidhja vertikale dhe supozohej ma e qendrueshme e tyre me politikat qeverisese ne raport me ta.
Por ky respekt, njehere per mikun ne shpi e njehere tjeter per kryeministrin e vendit, nuk ishte reciprok. Bishes iu shkel bishti ne nje moment kur dukej se gjithcka ishte ne qetesi absolute.
Ndertimet pa leje po ngriheshin, polici i zones po merrte zarfet, shefat po ashtu, IMT kishte te dy syte e mbyllur, ndoshta per te njejtin shkak si polici.
Pra gjithcka dukej se po shkonte per mrekulli. Paligjshmeria ishte ba normë në gurin ma te cmuar te Alpeve shqiptare.
Deri kur babezia mberriti ne oborr te Kishes. Shesh – kartolina ma e bukur e Thethit, ne te cilin jane shkrep me mijera foto prej shqiptareve dhe te huajve nga e gjithe bota.
Aty ne fakt u reagu ne bllok.
Reagoi qytetari, reagoi urbanisti, reagoi gazetari, politikani e deri kur mberriti fjala n’vesh të Zeusit.
Ishin ato ndertime – konteiner qe derdhen nje kupe te mbushur deri ne gryke. Dhe pasojat erdhen te menjehershme. Zemerimi i personit te mikpritur pak muaj më parë, u shkarkua tek të gjithë, pa kursyer asnjë dhe asgjë.
“Paligjshmeria u godit” – thirrën me një zâ proqeveritarët.
Neomalcorja reagoi me pathos duke lartesu binomin Rama – Beci dhe duke harru se shume prej atyre qe po goditeshin e kishin pa me krenari si perfaqesuesen e tyre te denje ne sallen e parlamentit.
Nderkohe në studio televizive u trumbetua shpetimi i Thethit nga barbarët.
Nga ana tjetër investitorët e atjeshëm u munduan te rezistojne.
Rikujtuan premtimet e kryeministrit ne fushate. Dikush nxorri nje video qe ai pranon paligjshmerine duke i vene fajin pushtetit te meparshem por njekohesisht duke iu dhene garanci banoreve se nuk do kene penalizime (ne fakt flitej per gjoba).
Ne realitet, ne rastin e Thethit, ka nje problem te madh. Nese psh. në Shengjin dhe pergjate rruges te Rana e Hedhun po shkaterrohet gjithcka me leje “te rregullta” ndertimi, ne Theth qeveria as te q* as te leshon. Dhe banoret kane gjetur rrugen ma te shkurter dhe ma te lehte, ndertimet pa leje.
Njelloj sic ndodhi ne gjithe bregdetin per tre dekada.
Por shteti eshte shtet, dhe godet atje ku do. Atje ku Zeusi ka pare nje enderr apo ndoshta atje ku Zeusit i ka shkuar nje mesazh me fotot e paligjshmerise ne sheshin e Kishes.
E per kete reagim plot zemerim te tij nepermjet Dallëndyshes, banoret e Thethit, duket se e gjeten fajtoren, duke ia djegur restorantin. Nje sinjal e qarte qe ne Kanun perkthehet me fjalen “lecitje”.
Per sintezë, KM iu shkaterroi pronat, por edhe i futi në sherr, duke iu lane mbrapa nje konflikt qe nuk mbyllet aq thjesht, per me teper kur behet fjale per miliona Euro dëme.
E per ma teper kur i damtum në këtë lojë asht dikush të cilit vetë thethjanët s’po guxojne me ia përmend emnin.
Ti qofsh o Rame se i lidhe malcort me pe leshit, ma keq se Mehmet Shehu.
P. S. Me thane se polici i zones paska marr 600 mije 💶 💶 💶 nga ndertimet e paligjshme vetem këtë vit.
Ban vaki edhe rrejne
Burimi/Facebook/Monella Vagabonda


Leave a Reply