Një grua e moshuar e verbër më kërkoi ta shoqëroja deri në shtëpi, por të nesërmen fëmijët e saj u shfaqën me policinë.
Ai mëngjes kishte filluar si zakonisht: Unë ende po i thoja lamtumirë babait tim në varreza.
Por të nesërmen e gjeta veten në stacionin e policisë, të akuzuar për një krim që nuk e kisha kryer. E gjitha sepse kisha vendosur të tregoja mirësi ndaj një gruaje të moshuar e të verbër.
Hidhërimi është një gjë e çuditshme. Ai zgjat kohën, i kthen ditët në javë dhe kujtimet në tehe të mprehta. Kanë kaluar gjashtë muaj që kur vdiq babai im, por hidhërimi nuk më ka lënë kurrë. Çdo javë shkoja për të vizituar varrin e tij, duke i treguar atë që nuk kisha mundur t’i thoja në jetë.
Mëngjesi ishte i freskët, një fllad i lehtë fëshfërinte gjethet e lisave të lashta në varreza. Qëndrova përpara gurit të varrit, duke mbajtur një buqetë me zambakë të bardhë, të preferuarit e tij.
“Mirupafshim, baba,” pëshpërita, duke fshirë një lot.
Ndërsa përgatitesha të shkoja për në shtëpi, vura re një figurë të brishtë pranë varrit aty pranë. Një grua e moshuar me një fustan të zi, me syze të errëta dhe një bastun të bardhë, dukej e humbur.
— Më falni, keni nevojë për ndihmë? — pyeta unë, duke u afruar me kujdes.
Ajo anoi kokën pak dhe më dha një buzëqeshje të sjellshme.
– Oh, faleminderit, e dashur. Nëse nuk është bezdi, a mund të më shoqërosh në shtëpi, të lutem. Fëmijët e mi më premtuan, se do të ktheheshin të më merrnin, por me sa duket kanë harruar.
Më bëri të ndihem keq. Kush e lë një nënë të verbër, vetëm në varreza?
— Sigurisht — i thashë unë —. Shkojmë.
Ndërsa ecnim nëpër rrugët e heshtura, ajo më tha se emri i saj ishte Kira. Burri i saj, Samuili, kishte vdekur disa ditë më parë.
— Ai ishte gjithçka për mua — zëri i saj dridhej —. Ne jetuam së bashku për dyzet e dy vjet. Vdekja e tij…
Ajo nuk mundi të mbaronte.
Ia mora dorën butësisht.
— As ata nuk qëndruan me mua — shtoi ajo me hidhërim —. Djemtë e mi, Antoni dhe Maksimi. Thanë se do të ktheheshin pas gjysmë ore. I prita dy orë.
Samuili më kishte thënë, se fëmijët, do të më çonin në varr, por unë nuk e besova…
Fjalët mbartnin gjithë dhimbjen e saj, por unë nuk doja të futesha më thellë.
Shtëpia e Kirës ishte një shtëpi e vogël e bukur me tulla, e rrethuar nga një kopsht me trëndafila. Para se të më thoshte lamtumirë, më ofroi çaj. Ngurrova për një moment, pastaj pranova: kishte diçka kaq mikpritëse në buzëqeshjen e tij.
Brenda shtëpisë gjithçka ishte e rregullt, muret e zbukuruara me fotografi të vjetra. Një në veçanti më tërhoqi vëmendjen: një Kira e re, duke buzëqeshur me një burrë, ndoshta Samuil, përpara Kullës Eiffel.
— Samuili ka instaluar kamera kudo — shpjegoi ajo, duke vënë çajnikun në zjarr —.
Ai nuk u besonte djemve. “Ata kujdesen më shumë për atë që kam unë, sesa për mua,” thoshte gjithmonë.
Këto fjalë më mbetën në mendje ndërsa largohesha, duke premtuar se do të kthehesha së shpejti.
Por të nesërmen në mëngjes u zgjova nga një trokitje e fortë në derë. Ende i përgjumur, e hapa dhe u trondita: dy burra, të shoqëruar nga një polic, po qëndronin përpara meje.
– ËSHTË AJO! Dje ishte në shtëpinë e nënës sonë! – bërtiti njëri nga të dy.
Polici bëri një hap përpara:
– Mirëmëngjes. Mos jeni ju, zonja që e çoi në shtëpi Kiran?
– Po – belbëzova e hutuar -. E solla në shtëpi nga varrezat.
Më i vogli, rreth njëzet e pesë vjeç, bëri një hap përpara:
– Po pastaj? Menduat ta vidhnit?
– Çfarë?! – u pergjigja. – Unë? Kurrë…
– Mos bëj sikur nuk di gjë — më ndërpreu tjetri. – Mami na tha që pive çaj me të. Dhe kush tjetër mund të ketë vjedhur paratë dhe bizhuteritë?
Ndjeva gjakun të më ftohej.
– Duhet të jetë një gabim. Nuk kam prekur asgjë!
Oficeri ngriti dorën, duke urdhëruar të heshtnim:
– Ejani me ne, zonjë. Duhet t’i sqarojmë gjërat.
Me zemër në fyt vesha pallton dhe i ndoqa. Në stacionin e policisë e gjeta Kirën të ulur në një cep, me bastunin e saj të mbështetur në karrige.
Sapo më ndjeu, erdhi në jetë.
– Faleminderit Zotit — tha ajo, duke më zgjatur dorën. – U thashë që nuk ishe ti.
—Atëherë pse jam këtu? —pëshpërita.
—Sepse fëmijët e mi janë idiotë, —tha ajo me nxitim, duke iu drejtuar Antonit dhe Maksimit. —Dhe sepse janë lakmitarë.
—Mami, nuk duhet…—murmëriti Antoni, por ajo e injoroi.
—Më akuzove gabimisht, —u tha atyre. —Por unë e di të vërtetën. I mban mend kamerat, apo jo? e pyeti oficerin.
—Kamerat? —pyeti oficeri i habitur.
—Po, në dhomën e ndenjes, në kuzhinë, në korridor. Samuili nuk i besonte askujt. As atyre.
Antoni u zbeh.
—Mami…
—Dhe kërkoj që të kontrollohen pamjet filmike, —shtoi Kira.
Oficeri filloi procedurën dhe ne ishim të detyruar të prisnim. Një orë më dukej si një përjetësi. Më në fund sollën një laptop me pamjet filmike.
Në monitor, pashë qartë duke e ndihmuar Kirën të ulej në divan, pastaj duke shkuar në kuzhinë për të marrë çaj dhe më në fund duke e përshëndetur me dorë.
— E sheh? — thirra e lehtësuar. — Nuk vodha asgjë.
Por filmi vazhdoi: pas disa minutash, u shfaqën Antoni dhe Maksimi. I pashë duke kërkuar nëpër sirtarë, duke hapur kuti, duke marrë para nga kavanozët.
— Idiotë… — u ankua Kira.
Oficeri e ndaloi riprodhimin dhe u kthye nga vëllezërit:
— A keni ndonjë shpjegim?
— Ne… po kërkonim dokumente! — belbëzoi Antoni.
— Në kutitë e bizhuterive? — pyeti oficeri me skepticizëm.
Maksimi e mbuloi fytyrën me duar:
— Dreq … gjithçka shkoi keq…
— Sigurisht — tha Kira ftohtësisht — Më tradhtove mua dhe kujtesën e babait.
Vëllezërit u arrestuan në vend për vjedhje dhe dëshmi të rreme. Unë qëndrova pranë Kirës, e paaftë të besoja se çfarë kishte ndodhur.
— Më fal, e dashur — tha ajo, duke më shtrënguar dorën —. Ata gjithmonë kanë qenë kështu. Samuili po përpiqej të më mbronte…
— Çfarë do të ndodhë tani? — pyeta butësisht.
— Gjykatësi do të vendosë — u përgjigj oficeri —.
Nxora një psherëtimë lehtësimi. Atë mbrëmje e çova Kirën në shtëpi. Folëm për një kohë të gjatë.
— Samuili i donte kur ishin të vegjël — më rrëfeu ajo —. Pastaj ata ndryshuan. Vazhdonin të më kërkonin para pa më dhënë kurrë asgjë në këmbim.
— Pse nuk i ndërpreve kontaktet me ta? — pyeta me delikatesë.
Ajo psherëtiu:
— Zemra e një nëne është kokëfortë. Edhe kur vuan, ajo gjithmonë shpreson se gjërat do të ndryshojnë.
Me kalimin e kohës, fillova ta vizitoja Kirën më shpesh dhe shtëpia e saj nuk ishte më një vend ankthi.
“Sa e qetë jam tani,” komentoi ajo një pasdite gjatë çajit. Rrezet e diellit depërtonin nëpër perde, duke vizatuar modele në dysheme.
“E meriton,” u përgjigja unë.
Ajo buzëqeshi:
— Bota është e ndërlikuar. Unë dhe Samuili luftuam për këtë shtëpi, për jetën tonë. Dhe pastaj ishin fëmijët tanë që e vunë në rrezik.
Unë heshtja, pastaj pyeta:
— A pendohesh që nuk i ndalove më herët?
Kira shikoi nga dritarja, syzet i rrëshqisnin poshtë hundës:
— Pendimi është një ndjenjë e vështirë. Nëse do të kisha ndryshuar gjithçka, a do të kishin ndryshuar ato? Ndoshta. Por zemra e një nëne gjithmonë fal. Deri në fund.
Duke i shtrënguar dorën, i thashë:
— Je më e fortë nga sa mendon. Dhe Samuili e dinte këtë.
— Ndoshta të solli tek unë,” pëshpëriti ajo.
Isha gati të ngrihesha, kur ajo më përqafoi:
— Faleminderit. Ti ishe drita në errësirën time.
— Dhe ti ishe imja —i thashë butësisht.
Kthimi në shtëpi ishte i lehtë, sikur një peshë e padukshme të ishte hequr nga unë. Fjalët e saj ende më jehonin në mendje:
“Ndonjëherë të huajt bëhen familje… në një mënyrë krejtësisht të papritur.”
Përktheu: Fatmir Shqarri…
Burimi/Facebook/Mësimi/Fatmir Shqarri


Leave a Reply