
Historia që na është treguar thotë se Kristofor Kolombi duhej ti bindte të gjithë se Toka ishte e rrumbullakët, sepse njerëzit në kishën mesjetare besonin se ajo ishte e sheshtë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë.
Në fakt, njerëzit e arsimuar e kanë ditur që Toka është sferike që nga shekulli V para Krishtit. Erastoteni, duke nisur që nga shekulli 3 para Krishtit në Greqinë e lashtë, e kuptoji këtë përmes vëzhgimeve të thjeshta dhe matematikës.
Kjo dije nuk u humb kurrë. Gjatë gjithë Mesjetës, dijetarët dhe mendimtarët e krishterë jo vetëm që e dinin se Toka ishte sferike, por edhe shkruan gjerësisht për këtë.
Teologë të njohur si Shën Toma Akuini dhe dijetarë si Roger Bacon, që të dy nga shekulli XIII, e pranonin Tokën sferike si një fakt bazë në shkrimet e tyre.
Një libër i quajtur De sphaera mundi (Mbi Sferën e Botës), i shkruar rreth vitit 1230, ishte tekst standard në universitete për astronominë për shekuj me radhë. Ai përshkruan qartë Tokën si një sferë.
Edhe arti mesjetar e pasqyronte këtë njohuri. Mbretërit shpesh përshkruheshin duke mbajtur një glob të artë, të quajtur globus cruciger, që simbolizonte Tokën si një sferë nën sundimin e Zotit.
Miti i “Tokës së sheshtë” u përhap fuqishëm në shekullin XIX nga dy autorë, John William Draper dhe Andrew Dickson White. Ata donin të krijonin një narrativë që kisha ka qenë gjithmonë në konflikt me shkencën.
Ata e promovuan këtë histori të rreme për të sulmuar kishën dhe për të sugjeruar se besimi pengon përparimin njerëzor. Ishte një falsifikim historik i qëllimshëm.
Kështu që herën tjetër që dëgjoni për sa të paditur ishin njerëzit në “Epokën e Errët”, kujtoni se kjo ide u shpik kryesisht nga njerëz me agjendë antireligjioze, mbi një mijë vjet më vonë.
Burime: Ironing Out the Myth of the Flat Earth, De sphaera mundi, The Idea of the ‘Dark Ages’ Is a Myth
Përgatiti: Kostantin Luçi
Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply