Një ditë, gjykatësi i tha gruas së tij: Shiko sa shumë punon gruaja e shkencëtarit, ti nuk punon aq shumë. Ajo zgjohet në orën 4 të mëngjesit çdo ditë dhe i pregatit ushqimin të shoqit para se ai të dalë për në punë. Ajo i hekuros rrobat dhe lan enët pas çdo vakti. Ajo meret me pastrimin e shtëpisë dhe larjen e rrobave dhe madje i heq edhe këpucët kur ai kthehet në shtëpi. Po ashtu përkujdeset edhe për lulet dhe i ujit ato. Ajo grua punon mbi 15 orë në ditë, ndërsa ti as 8 orë punë nuk bën.Gruaja i tha me butësi: Unë mund të mos jem në nivelin e saj, por ti e di që po jap maksimumin dhe po bëj më të mirën time për çdo ditë që të jem një grua e denjë për ty. Gjykatësi e ndërpreu: Mesa duket, maksimumi jot nuk mjafton. Unë meritoj më shumë se sa një grua si ti. Duhet të punosh fort ashtu si gruaja e shkencëtarit. Që nga ajo ditë, gjykatësi i vendosi rregulla dhe orare gruas së tij. Ai e detyroi atë të ngrihej herët dhe po ia merte shpirtin çdo ditë duke i lënë të gjitha punët në dorë të saj.
Gruaja e gjorë rraskapitej që nga mëngjesi me natë dhe deri në mbrëmje vonë duke u marë me të gjitha. Pas disa muajsh, e gjithë kjo ngarkesë dhe lodhje e vazhdueshme, e dobësoi trupin e gruas së tij deri në pikën që ajo ndërroi jetë. Gjykatësi nxitoi ta dërgojë të shoqen në spital, por ajo kishte vdekur për shkak të stresit fizik dhe presionit të vazhdueshëm psikologjik. I shoqi u zhyt në hidhërim dhe i mbytur nga ndjenja e fajit.
Ai nuk po e përballonte gjithë këtë ngarkesë në ndërgjegjen e tij dhe një ditë shkoi tek komshiu i tij shkencëtar dhe i tregoi: Ime shoqe vdiq për shkak se unë e ngarkova shumë me punë dhe e krahasoja atë me gruan tënde e cila nuk pushon gjithë ditën. Shkencëtari heshti për një çast dhe pastaj i tha: Gruaja ime? Më fal por unë nuk jam i martuar. Zonja që ti mendon se është gruaja ime, në fakt është një robot me fizionomi njerëzore të cilin e kam ndërtuar posaçërishtë për të më shërbyer.
Ajo nuk lodhet, mjafton që ti karkosh bateritë. Nuk mund ta krahasosh gruan tënde të mrekullueshme e cila ishte prej mishi e prej gjaku me makinerinë time. Çfarë paske bërë kështu o njeri? Ajo ishte një grua e sjellshme dhe e edukuar e cila të donte shumë dhe të respektonte. A e di se sa me fat ke qenë që kishe një grua si ajo? Ndërsa ti e vrave atë duke mos u kënaqur kurrë dhe duke bërë krahasime pa baza. Tashmë e humbe përgjithmonë or mik, sa keq dhe sa turp për ty!
Mësimi:
Shumë prej nesh e kemi zakon të krahasojmë jetën tonë me të tjerët. Ne mahnitemi nga gjërat që të tjerët kanë. Ne humbim vlerën e atyre që kemi duke menduar se të tjerët mund të duken më mirë, mund të duken më të rinj apo më të pashëm. Shpesh mendojmë se trupi jonë nuk është mjaftueshëm i mirë, apo shtëpia jonë nuk është mjaftueshëm e madhe, nuk jemi majftueshëm të talentuar apo që familja jonë nuk përkushtohet aq sa duhet në jetë.
Gjithmonë na duket sikur bari matanë gardhit është më jeshil se sa i joni. Krahasimi mund ta vrasë shumë lehtë një njeri. Ai na shkakton ndjenja negative si xhelozi, vetëbesim i ulët dhe mbyllje në vetvete. Duhet të kuptosh me mendje dhe me shpirt që ti je i ndryshëm nga të tjerët jo vetëm në pamje, por në çdo gjë. Lumturia nuk arrihet duke patur gjithçka, por duke u kënaqur me gjithçka që ke.
Burimi/Facebook/Thenie Te Mencura


Leave a Reply