(Nga katund sot nji lagje e bukur e qytetit)
. Pershkrim .
Ne shume shkrime te ndryshme kena lexu shprehje si, kush nuk e ka pa Romen, nuk ka pa Italine, apo ai qe nuk ka pa Kullen Ejfel , nuk e njeh Parisin etj.etj..Une po shtoj se ai qe ka vizitu Shkodren dhe nuk ka shku me kalu , sepaku disa ore, ne Shiroke, nuk e ka pa mrekulline e bukurine e qytetit tone.
E kush nuk do ta lakmonte nji perle te tille natyrore, ku ne nji siperfaqe te vogel gjene nji lum, nji ishull, malin e liqenin, si te “kapun” doreperdore, siç i ka Shiroka!
Padyshim liqeni, ma i madhi ne Ballkan, asht mrekullija e pare. Peshkatare me lundra e barka te tjera si perhera e gjuetare amatore te peshkimit ne breg, jane frekuentuesit e perditshem te tij,. I pasun me shume lloje peshqish – krapin du me e veçu ( kush nuk e ka shiju ?!), e njalen e gjucen ne veçanti.
Dikur noti ushtru si sport prej shkodraneve, ka kene pjese e pandame e jetes se liqenit!
Po sot?
Nderhymja e Bashkise per pastrimin e tij, nji pune e mire dhe e lavderueshme. Por mire do te ishte te vazhdohet kjo pune per kthimin e bregut ne plazh, nji pune qe pati fillu qe ne kohen e M.Asllanit.
Le te kujtojme rrasat , sidomos rrasen e trete ( ma e madhja), si dhe kabinat prej derrase, ku nuk mungonte humori e kanga e pushueve te shumte !
Mrekullija e dyte asht mali i Taraboshit, i cili si ne nji pasqyre e sheh vehten ne siperfaqen e liqenit.
Nadje dhe ne mbramje , Shiroken e pushton era e bimes kurative te sherbeles.Kjo si rezultat i ajrit me cilesi te veçanta, qe vjen prej maleve larg pertej liqenit!..Vendin e pare ketu e xen Maranaj, i cili i jep te drejte diellit çdo nadje, te pershendes me rrezet e tij Taraboshin, tuej kriju nji pejsazh te veçante.
Ne rranze te malit jane te vedosuna shpite karakteristike, qe shkelqejne prej bardhesise se gelqeres, me oborre te vegjel plot gjelberim e lule si dhe rrugica natyrore qe i lidhin shpite me njena tjetren tuej perba mrekulline e trete te Shirokes!
Te gjithe vizitoret prej qytetit si dhe turiste qe vijne prej lerg e i ka lodhe rruga apo zhegu i dites, shlodhjen e gjejne tek lokalet, klubet, picerite e restorantet e shumte lukesoze te rreshtueme prej Ures se Bunes e ne vazhdim gjate trotuarit te bukur e te ndriçuem qe shkon paralel me liqenin!
Gjallnija e levizja e madhe diten e mbramjet vone, ban qe Shiroka cdo dite merr pamjen si ne nji dite feste!
Burimi/Facebook


Leave a Reply