Është ora 1 e natës 😢 dhe më në fund arrita t’i vë fëmijët në gjumë.
Ajo që më ndodhi sot ishte e dhimbshme, e trishtë dhe më vuri në pozita shumë të vështira me fëmijët. S’dija ç’të bëja…
Kalova në Librazhd dhe nuk mund të kaloja pa ndaluar te kokat e prera të dy poetëve martirë, Gencit dhe Vilsonit.
Më 17 maj ishte 45-vjetori i pushkatimit të tyre nga kriminelët komunistë.
Ndalova.
Fëmijët filluan me pyetjet:
– Kush janë këta?
– Pse ua kanë prerë kokat?
– Kush i vrau?
– Pse?
– Çfarë bënë?
U përpoqa t’u jepja përgjigje të shkurtra.
Bëmë disa foto dhe nisëm rrugën.
Në makinë, pyetjet vazhduan:
– Çfarë ishin ata që bëmë foto?
– Ishin poetë, – u përgjigja. – Shkruanin poezi.
– E pse i vranë?
– Sepse në Shqipëri kishte komunizëm.
– O babi, po Edi Rama a është komunist?
– Po, – i them unë.
– O babi, kam frikë, – më tha djali.
– E çfarë frike ke? – e pyeta.
– Mos shkruaj më në Facebook, të lutem.
Mos shkruaj asnjë poezi…
– Pse, bir?
– Se do të vrasin edhe ty… 😢
Plasi e qara në makinë.
Ndalova makinën.
– O zemrat e mia… Tani s’ju vret njeri…
– O babi, hajde ikim, të lutem…
– Ikim në Gjermani, sa nuk na kanë ndaluar!
– Ti shkruan në Facebook, unë të kam lexuar!
– Po e panë komunistët, do të vrasin…
“O Zot, ç’më gjeti,” thashë me vete.
I qetësova duke u thënë që ne kemi pasaporta gjermane,
dhe s’mund të na bëjnë asgjë.
Por pyetjet për poetët, dhe për historinë e tyre, vazhduan deri në 1 të natës.
Nuk e kisha provuar më parë këtë përvojë me fëmijët.
Sepse kanë qenë të vegjël.
Tani që kanë filluar të kuptojnë, shpesh më vënë në pozita të vështira.
Deri tani, në kokën e tyre ishte kultivuar vetëm dashuria për Shqipërinë 🇦🇱
Do ta kem të vështirë tani e tutje që në trurin e tyre të ndaj të keqen komuniste nga Atdheu Shqipëri —
nga ky vend ku janë vrarë njerëz vetëm pse kanë shkruar poezi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply