6 qershor 1799, në një familje oborrtare, lindi në Moskë Aleksandër Sergejeviç Pushkin. Idetë dhe prirjet kundër carizmit, sollën si pasojë ndalimin nga censura të poezisë së tij, por ajo u përhap dorë më dorë dhe emri u bë i njohur në mbarë vendin. I internuar dhe i mbajtur nën mbikëqyrje, në këto vite të vështira, ishte dadoja njeriu më i dashur që i qëndronte pranë. Së cilës autori i kushtoi vargje nga më të ndjerat. Fryma bajroniane ndihet në poezitë romantike, me krijime të tjera do të pararendë realizmin. Studiuesit pohojnë se ndikimi i tij në letërsinë ruse, qe i madh. Bjelinski do të shprehej se “Vepra e Puskin – it është një enciklopedi e jetës ruse të shek XIX. Ai shkunde pesimizmin, si luani pluhurin nga krifa”. Ndërsa Gorki shkruan “Vlera është e njëjtë me një dokument historik, që pikturon epokën më me saktësi dhe më drejt sesa dhjetëra libra voluminozë”.
Popullariteti në gjallje, intrigat, shpifjet ndaj poetit anticarist, bënë që, në moshën 38 vjeçare, të ndeshet në duel për çështje nderi. Dhe nga plagët e marra, vdes më 27 janar 1837.
Ndërsa të gjithë e njohin me “Letër e Tatjanës drejtuar Onjeginit” – shkëputur nga romani në vargje “Eugjen Onjegini” – unë po sjell një poezi nga vëllimi “Poezi të zgjedhura”.
* * *
Ç’është për ty ky emri im?
Do vdesë edhe ai ashtu,
si zhurm’ e valës në mërgim,
si zë i mbrëmjes nëpër pyll
Ai i shkruar në një fletë
do mbetet porsi gjurm’ e mekur
Si një mbishkrim mbi varr’ e shkretë,
shkruar në gjuhën që ka vdekur.
Si një kujtim krejt i harruar
mes shqetësimeve pa fund,
shpirti s’ka për t’i dhuruar
ëndrrën që ëmbël të përkund.
Por po të mbyti pikëllimi
shqipto atë emër me zë!
Rron në një zemër, rron kujtimi.
Dhe unë kam një vend në të.

Burimi/Facebook


Leave a Reply