“Pse je këtu?” e pyeti një i burgosur i vjetër ,një djalë të ri që sapo kishte mbërritur në qeli.
I riu uli kokën, e kishte te vështirë të fliste, por ai ndjeu nevojën për ta bërë.
“Prindërit e mi nuk më thanë kurrë jo.”
Që kur isha fëmijë, ata më dhanë gjithçka. Nëse doja një lodër, e kisha.
Nëse nuk i bëja detyrat e shtëpisë, ata më mbronin para mësuesve.
Nëse futesha në telashe, ata gjithmonë gjenin një justifikim.
Asnjëherë kufi nga ata.
U tallësha me mesuesit, gënjeja, nuk I respektoja,por ata kishin një frazë.
“është vetëm një fëmijë.”
Një ditë vodha një stilolaps ne një dyqan.
Më panë, por më mbrojtën “nuk është asgjë serioze” thjeshtë nje stilolaps.
Pastaj vodha një biçikletë.
Pastaj një celular, një portofol, një motoçikletë.
Dhe tani jam këtu në burg, për vjedhje.
“Çfarë thonë prindërit e tu?” pyeti burri.
“Ata ende mendojnë se është thjesht fat i keq. Që kam kaluar kohë me njerez te gabuar dhe që shoqëria është fajtore.”
I burgosuri më i vjetër lëshoi një psherëtimë të gjatë.
“Burgjet nuk janë plot vetëm me ata që kanë zgjedhur të bëjnë gabime ,janë gjithashtu plot me fëmijë që nuk u është mësuar kurrë se çfarë do të thotë të bësh gabime.
Nëse nuk gjen kufij në shtëpi, rruga do të të bëjë ti zbulosh ato, por do ta bëjë këtë në mënyrën më të vështirë.”
Nëse do të rritësh një person të fortë, mos i jep gjithçka që kërkon.
Mësojini atij gjithçka që i nevojitet.
Mos e mbro nga gabimet, denojeni ne kohë, mesojeni si ti korigjojë per te mos patur pasoja qe do i kushtojne shtenjte.
Sepse të duash një fëmijë nuk do të thotë ti plotesosh atij çdo deshire …..
Duhet ti përgatisim që të mos humbasin, kur jeta do i vejë perballe veshtiresive.
Burimi/Facebook/Korça Report


Leave a Reply