I nderuar lexues i portalit tone “Albadansk.dk” lexoj ne rrjete sociale artikuj te ndryshem, ku thuhet njehare”Gjesti”, perfaqeson Kosoven,”Gjesti” ka arrit majat . Zot na fal, po valle a degjon njeri ne komunikimin e tij, pren nje femije 10 – 12 vjecar ?
Ky fare “Gjesti” nuk e perfaqeson Kosoven, as shqiptaret e Kosoves, por perfaqeson brezin e vet te femijve 10 – 12 vjecare, sepse lojrat e tija dhe shkollimi qe ai ka arritur eshte po i asaj moshe dhe Top Channel , po injoron punen e tij, duke e minimizuar dhe deformuar misionin per
cfare eshte krijuar ky format , qe thuhet “VIP”, por qe nuk ka te beje fare . Le te japim nje shembull ,qe u trasmetua ne Prime, ku ky fare “Gjesti” bente lodra shume idiote dhe drejtuesi perkrahte lojen e tij. Valle a eshte normale te sjellim femije me lodrat e tyre ne kete format, ku eshte nje 51 vjecar dhe duhet te duroje lodrat e nje femije pas 100 ditesh i mbyllur ne ate shtepi. Mendoj se jo.
Cfare loje eshte ajo , kur ky femije rrah barkun e tij me duar dhe krenohet se nxjerr banore me zarf te zi. Sa turp per produksionin qe mban njerez te tille vetem e vetem per te fituar klikime nga Kosova dhe shqiptaret e Kosoves . Kur nje TV, ben dallime ne mes te shqiptarve , cfare do presim me shume ne prej tyre ?Dhe ajo me idiotja kur disa injorant , qe as shqipen nuk e dine mire , duan te krahasojne kete femijen 10 – 12 vjecar me Luiz Ejllin . Ku mund te besh nje krahasim kaq injorant , nje femije me 5 klase shkolle , me nje dipllomat, me nje kengetar qe na ka operfaqesuar ne nje festival europian, nje humorist fantastik, por nje njeri shume human, ku ne Big perdori shume strategji interesante , duke i dhene nje menyre te panjohur me pare ne Bigun shqiptar. Jo pa qellim e kane quajtur – Mbreti i BB.
Opinioni i dhene nga drejtuesja e Bigut te Kosoves per kete “Gjestin” , ka qene opinioni me real qe kam degjuar. Te pranosh nje njeri qe eshte marre me droge, me hajni , qe vete familja e ka nxjerre jashte saj dhe ti si TV do ta perkrahesh , per disa klikime me shume , marrja ju mbulofte …
Shen.Redaksia Alba- Dansk
Fama e Gjestit arrin majat e Evropës
Gjesti është bërë i njohur gjjthandej, e kjo falë pjesmarrjes së tij në shoun real “Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania”.
Këngëtari nga Kosova po shkon drejt finales së madhe të shou më të ndjekur kudo ku ka shqiptar.
Publiku e ka pritur me entuziazëm, duke e shndërruar atë në një figurë legjendare të televizionit dhe muzikës shqiptare. I kthyer gati gati në mit dhe në të adhuruarin e publikut, Gjesti vijon të sjell shou dhe momente të paharrueshme.
Ai ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me ndjekësit e tij, duke dhënë gjithmonë diçka më shumë sesa thjesht entertainment. Prania e tij karizmatike dhe performances energjike kanë bërë që të gjithë të flasin për të.
Një nga aspektet më interesante të karrierës së Gjestit është aftësia e tij për të përfshirë elemente freskie në muzikën e tij.
Këngët e tij, të cilat përfshijnë një miks të melodive pop dhe elementeve tradicionale, kanë filluar të dëgjohen edhe deri në Francë, duke i dhënë atij një shtrirje ndërkombëtare.
Tani, fansat e muzikës shqiptare jashtë kufijve kanë filluar ta njihnin atë si një emër të njohur.
Burimi/Facebook/dardanianews.com/
Burimi/Facebook


Leave a Reply