Tropoja është rrënja ime, identiteti dhe forca që më shtyn përpara. Vendi ku kam marrë vlerat dhe vendosmërinë për t’u përballur me çdo sfidë. Është vendi i njerëzve të ndershëm, punëtorë dhe me zemër të madhe, që më kanë mësuar se integriteti dhe guximi janë thelbësore në çdo betejë.
Nga ana tjetër, Tirana është qyteti ku kam studiuar, punuar dhe kontribuar. Është vendi ku sfidat ishin të mëdha, por dhe ku nevoja për njerëz të guximshëm, e të vërtetë ishte gjithmonë e më e madhe.
Tirana më ka dhënë hapësirën për të ndërtuar, për të mësuar dhe për të luftuar.
Tirana është vendi ku dua të vë në punë gjithë energjinë time, pasi besoj fort se si një çikë Tropoje, mund të jap shumë në Tiranën që na përket të gjithëve!
Burimi/Facebook


Leave a Reply