Nga Rigels Seliman, Kryeredaktor i gazetës “Sot”Në një kohë kur në Shqipëri heshtja shitet shtrenjtë, kur frika blen pushtet dhe kur propaganda përpiqet të varrosë të vërtetën, një njeri qëndron i patundur, ai është Avokat Idajet Beqiri.
Prej kohësh, por veçanërisht sot, Avokat Beqiri është bërë shënjestër e sulmeve të ulëta, denigruese e mashtruese nga Sali Berisha, mediat e kontrolluara prej tij dhe lakejtë që përpiqen të mbyllin çdo dritare të së vërtetës. Por, asnjë shpifje nuk mund të zhbëjë kontributin dhe figurën e këtij burri shteti.
Idajet Beqiri është më shumë se një avokat, ai është një atdhetar i madh, një zë i paepur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të shtetit.
Shumë prej aferave të rënda, shumë dosje të ndyra që kanë përfshirë politikanë si Sali Berisha, Ilir Meta e të tjerë, sot po hetohen vetëm falë guximit të pashoq të Idajet Beqirit. Ai nuk u tremb as kur të gjithë të tjerët heshtën, nuk u përkul as kur e kërcënuan, nuk u shit as kur e tunduan.
Historia do ta shkruajë emrin e Avokat Idajet Bqirit me shkronja të mëdha, sepse ai ka zgjedhur të jetë në anën e së drejtës, duke mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e këtij vendi.
Ata që e sulmojnë sot, e bëjnë nga frika. Por e vërteta është më e fortë se çdo shantazh, dhe kur pluhuri i kësaj kohe të ndyrë të bjerë, figura e Avokat Idajet Beqirit do të ngrihet edhe më e pastër, edhe më e lartë.
Në këtë vend ku ka munguar shpesh drejtësia, Z. Beqiri është një kujtesë e gjallë se drejtësia ekziston… mjafton të ketë njerëz që nuk ulen në gjunjë!
Burimi/Facebook
Leave a Reply