Ai është një bufon i Soros…qëndroni sa më larg të jetë e mundur..sms mbërrin nga Uashingtoni në Mynih.
Një shkrim i Hashtag.al sillte me detaje mjaft domethënëse, një refuzim dhe një përpjekje të Edi Ramës për të hyrë në takim me zv presidentin amerikan JD Vance, gjatë kohëqëndrimit në konferencën e sigurisë në Mynih.
Richard Grenell dhe dy biznesmenë shqiptarë e një lobist nga Florida gati ia dolën ta bëjnë Ramën trumpist në Gjermani. Natyrisht në zgrip të halleve me Sorosin e dosjeve kapicë në prokurori, ky ylber i paguar do të ishte vaksinë çudie për prpogandën e Edi Ramës tre muaj para zgjedhjeve. Në ditët e trazuara kur Chris LaCivita bashkëdrejtues i fushatës së presidentit amerikan dhe drejtues i fushatës së PD, tha se KM shqiptar është një kukull e Soros dhe si i tillë nuk është proamerikan, nuk mund të punojë me Trump.
Paraja hedh ujin përpjetë. Por disa gjëra nuk i blen dot as paraja sado shumë të kesh. E një ndër ta është e shkuara. Sidomos një e shkuar e mbushur me aq shumë korrupsion e krim e qeverisë majtiste në Tiranë.
Grenell një mbles biznesi me KM shqiptar për Sazanin dhe jo vetëm, shfaqet si republikan ndërmjetës për majtistin soroist vëllanë e braktisur të Aleksit.
Një lobist në Florida ?!
Dy biznesmenë shqiptarë?!!
Është natyrisht një histori pagesash. Në USA e ligjshme.. Por për llogari të kujt shkon produkti.? Të individit që ka një histori korrupsioni me zyrtarin e lartë të FBI të dënuar, Charles McGonigal. Në dobi të “gruas së Bilalit” për të cilin një foto me Obamën ka të dënuar ligjshkelës në USA! Duket se pagesa do ketë qenë e mbyllur. Njerëzit e angazhuar kanë pasur mundësi qarkullimi të shpejtë. Duhet një hetim.
Po biznesmenët shqiptarë? Kë ka thirrur Rama në shërbim për të zgjidhur qesen e për ti dhënë një dorë.?
Përse duhej blerë kjo foto me JD Vance?! Apo me sekretarin Rubio?
Përse duhej blerë kjo mbështetje kur Eriin Veliaj. kukulla nr 2 e Soros, sapo ka përfunduar në qeli.?
Për të fituar kohë ?
Për të marketuar foton si mbështetje e administratës së re amerikane ?
Për të amnistuar veten në batërdinë e akuzave?!
Për të hyrë në oborrin e ri politik në SHBA.?
Për të gjitha bashkë e shumë të tjera!
Përse biznesmenët ishin gati? Ka Rama aksione në bizneset e tyre?
Ka dhënë leje ndërtimi apo tendera e koncensione në këmbim të ndihmave të tilla me pagesa të kripura?!
Kjo është njëherësh dosje e re hetimore dhe Struktura e Posaçme ka një rast të freskët. Natyrisht nëse ka seriozitetin e duhur pavarësia e kërkuar.
Por e gjitha kjo në prag mundësimi solli rënien e automatit. Siç thotë shkrimi portalit Uashingtoni mbërriti në momentet e fundit.
Mbështetja aq e lakmuar dhe një foto me J.D Vance, nuk ndodhën. Zonja drejtuese e kabinetit të Presidentit Susan Wiles, ka lajmëruar shkurt me një mesazh siç shkruan Hashtag: “He is a Soros buffon. Stay as far away as possible”.
Duket si një sms e “zezë” për Ramën nga Shtëpia e Bardhë që për shqiptarët është mesazh i bardhë. Pas këtij dështimi Rama hodhi shashkën e tërheqjes së vëmendjes për vatrën e nxehtë të Lindjes së Mesme. Nëse amerikanët na kërkojnë të marrim 100 mijë palestinezët, përgjigjja jonë është jo. Prit një herë se ka kërkesa të tjera në radhë..
Burimi/Facebook


Leave a Reply