Vetëm pak orë më parë e përditshmja e famshme Angleze “The Daily Telegraph” bën të ditur se kryeministri Anglez Keir Starmer e ai Francezi Emanuel Makron kanë marrë iniciativën sfiduese të dërgojnë në frontin e luftës në Ukrainë një kontigjent të fuqishëm ushtarak prej 30 000 ushtarësh nga të dyja vëndet.
Dërgimi i trupave do të shoqërohet me teknologjitë më të përparuara të dy vendeve si dronë, satelitë e anije luftë në detin e Zi.
Për këtë lëvizje të jashtëzakonshëme për situatën aktuale është njoftuar presidenti Amerikan.
Pritet vetëm të bëhet miratimi nga parlamentet përkatëse.
Ky hap jashtëzakonisht i guximshëm e i rrezikshëm njëkohësisht, ndryshon situatën aktuale duke marrë nga pala Ruse një mosaprovim e shtangje të plotë nga kjo iniciativë e Europiane.
Pritet një përshkallëzim jashtëzakonisht i rrezikshëm e çfarë është akoma më shumë eksplozive se vendimi në fjalë, është se a do të ndryshojë mendimin e qëndrimin e tijë Trump, apo do të vazhdojë të mbrojë me forcë presidentin Rus.
Tani janë ndezur me të vërtetë dritat e kuqe të alarmit e jemi vetëm pak sekonda nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i konfliktit të tretë botëror.
Vetëm rrjedha e ngjarjeve në orët e ditët që vijnë do të na tregojnë çfarë do të ndodhë në kampin e diplomacisë e të luftes!



Burimi/Facebook/Berat-CLUB


Leave a Reply