TE NDERUAR MOTRA DHE VELLEZER TE BESIMIT KRISTIAN !
GEZUAR E PER SHUME MOT KRISHTELINDJET !
Qofte per te gjithe ju nje dite paqeje,ku te mbreteroje ne familjet tuaja harmonia e respekti per njeri tjetrin dhe per Shelyesin tone Jezu Krishtin.
Ne mbare boten te sundoje paqeje midis kombeve dhe feve te ndryshme dhe te mos kemi percarje ne mes te njeri tjetrit, se te gjithe jemi, Nje para te madhit Zot,andaj ti sherbejme atij me devotshmeri dhe te shprehim kulture dhe respekt me njeri tjetrin,sepse keshtu jemi te mire dhe para Zotit.
Ne keto dite te mendojme pak dhe per skamnoret e njerzit me nevoje dhe femijet jetim qe dhe ata te gezojne se bashku me ne,jepni dicka nga vetja juaj se dhe ju do ta ndjeni veten me te lumtur dhe me te gezuar se keni gezuar nje familje apo nje femije jetim.
Ne kete dite njerzit falin dhe gjeni rastin te falini te afermit tuaj ,nese jeni te hidheruar me ta,sepse ky shelbues qe po lind ju don te bashkuar,sepse keshtu te bashkur jeta jone behet me e mire dhe me e begate dhe shpirti jone eshte i qete.
Nje lutje dhe per ju qe jeni ne gjakmarrje,eshte dita me e mire qe ju te falni ,per hater te Jezuesit qe po vjen ne jeten tone.
Falni se cdo gje nuk do tju shkoje kot,sepse ju do te jeni dhe me afer zotit.
EDHE NJE HERE GEZUAR DHE JA KALOFSHI SA ME MIRE NE GJIRIN E GROHTE TE FAMILJEVE TUAJA ,ME NJERZIT ME TE DASHUR E TE SHTREJTE PER JU !
Me respekt
Luigj Shkodrani


Leave a Reply