Sot, më dhuroi lule megjithëse nuk ishte ditëlindja ime , as ndonjë ditë e veçantë .
Patëm zënkën tonë të parë mbrëmë dhe ai më tha fjalë shumë të rënda që më lënduan shumë.
E di që u pendua e që nuk donte t’i thoshte ato fjalë , prandaj më solli lule…
Sot, më dhuroi lule.
Nuk ishte përvjetori ynë e as ndonjë tjetër ditë e veçantë .
Mbrëmë , më përplasi kokën pas murit dhe më vuri duart në fyt të më mbyste .
Donte para nga rroga ime dhe u zemërua se kisha dalë me një shoqe . Ishte një makth , nuk arrija ta besoja se ndodhi vërtet .
U zgjova në mëngjes me dhimbje e të nxira në të gjithë trupin . E di që i vinte shumë keq e se ishte penduar, se nuk donte ta bënte , ishte thjesht një shkarkim stresi . E di, sepse sot më solli lule.
Sot, më dhuroi lule.
Nuk ishte festa e gruas as ndonjë ditë e veçantë. Mbrëmë më rrahu sërish, ishte më i dhunshëm se herët e tjera . Po nëse ndahem me të , çfarë të bëj , ku të mbytem ?
Si do të mund t’i rris fëmijët e vetme ?
Po problemet financiare ? Kam frikë prej tij, por kam edhe frikë të iki…Por e di që atij i vjen keq , ishte thjesht një shfrim zemërimi , prandaj sot më solli lule .
Sot, më dhuruan lule.
Sot ishte një ditë vërtetë e veçantë ,
ishte dita e funeralit tim.
Mbrëmë , më në fund më vrau .
Më rrahu për vdekje…
Sikur të kisha patur guxim e të ndahesha prej tij , nuk do të më dhuronin lule sot.
Burimi/Facebook/Miqte e Artit


Leave a Reply