Në një kohë komunikimi është me fjalë, pa zë ose të heshtura.
Në një kohë kur është më e pranueshme të ekspozohet trupi sesa shpirti.
Në një kohë kur vendosmëria është e rrallë.
Në një kohë kur veshja e maskës është në modë dhe të qenit me fytyrën e vërtetë është demode.
Njerëzit e vërtetë janë në një qoshe, dhe ata “të tjerët” të paskrupullit kanë arritur majat.
Në këtë botë ku gjithçka është kaq e shpejtë që nga shpejtësia e përditshme deri tek.. ndjenjat e shpejta.
Jetojmë në botë në të cilën.. gjithçka është kalimtare por në një mënyrë të parakohshme, të panatyrshme.
Sepse.. jetojmë në një kohë të bollshme, në të cilën menjëherë mund të marrim atë që na nevojitet, plotësojmë boshllëqet.. por vetëm kaq.
Ne nuk jemi asgjë më shumë se një shoqëri konsumatore, që nuk vlerëson por përdor dhe flak poshtë.
Ne jetojmë në një botë ku gjithçka bëhet pothuajse gati për t’u përtypur.
Ne kemi harruar se si të ngjiten hapat një e nga një.
Ne kemi harruar lodhjen dhe drithërimin për një dashuri.
Ne jetojmë në një botë të sëmurë që nuk dëshiron të japë dashuri por do vetëm të marrë.
Në një botë ku ato që thuhen nuk janë premtime për t’u mbajtur.. por fjalë të thëna që i merr flladi.
Jetojmë në një botë ku marrja e përgjegjësisë është diçka e panjohur.
Ne jetojmë në një botë ku e keqja nuk vihet në peshë dhe e mira harrohet shpejt.
Në këtë botë ku më lehtësisht dora godet sesa puthet.
Në një botë ku materiali zhvlerëson atë që sjell vlerë të vërtetë.. ku gjërat materiale zhveshin moralin.
Në një botë ku gjithçka gjendet pa vështirësi përveç vetes.
Në një botë hipokrizie.. ku marrëdhëniet nuk shkojnë përtej sipërfaqes.
Ne jetojmë në një botë ku të jesh ëndërrimtar ose romantik është jo normale.
Në një botë ku “normalja” është e vështirë të përcaktohet.. sepse më normale është gënjeshtra, mashtrimi, shpifja, intriga, brrylat, shkopinjtë nën rrota, zilia….
Dhe pyes veten:
A ka qenë gjithmonë kjo botë kështu..?
A ndoshta vjen një ditë dhe unë shikoj më qartë..?
Sa vlen çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë e kësaj bote.. sa vlerë ka shpirti, loti, dashuria..?
Sa durim duhet për ta përballuar…………
Burimi/Facebook


Leave a Reply