Dashi
Ka shume mundësi qe marrëdhënia juaj ne çift te përmirësohet ndjeshëm sot. Do e përforconi komunikimin dhe bashkëpunimin. Beqaret nuk do e kenë mendjen vetëm tek krijimi i një lidhjeje, por do dalin e do argëtohen me miqtë e tyre te ngushte. Me financiar duhet te bëni sa me shume kujdes. Nuk është ende momenti për te bere shpenzime te tejskajshme.
Demi
Me durim dhe mirëkuptim do i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te qete. Partneri do tregohet me tolerant se kurrë. Beqaret do mendojnë me shume te argëtohen sesa te krijojnë lidhje serioze e afatgjata. Për financat do jete një dite e paqëndrueshme, por jo me probleme te mëdha. Ndihma e familjareve do iu ndihmonte mjaft.
Binjaket
Tregohuni sa me te matur me veprimet qe do bëni sot sepse partneri nuk do jete ne humor dhe mund t’iu keqkuptoje. Nëse keni diçka për t’i thënë atij flisni drejtpërdrejt, mos i bini rrotull. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te njohur persona me te vërtetë interesante, prandaj mund t’i shfrytëzojnë ato. Sektori i financave nuk do jete aspak problematik.
Gaforrja
Jeta sentimentale do jete e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe bashkëpunimi do jete me i mire se kohet e fundit. Pasioni do rindizet serish. Jeta e beqareve do ndryshoje tërësisht duke filluar qe sot. Pritet qe ne orët e para te mëngjesit te ndodhe një takim impresionues. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm dhe te mos nxitoheni.
Luani
Dita e sotme do jete shume ndryshe nga ato qe keni kaluar. Mbrëmja do jete e nxehte dhe e mbushur me kënaqësi. Shfrytëzojeni sa te mundni dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret duhet ta marrin ditën si t’iu vije dhe jo te kërkojnë me ngulm dashurinë. Për financat nuk duhet te shqetësoheni shume sepse ne përgjithësi ato do jene te mira.
Virgjeresha
Do bënit mire ta dëgjonit partnerin gjate kësaj dite ne mënyrë qe edhe ju edhe ai te kaloni një dite te bukur. Plotësojani dëshirat sepse deri me sot ka qene ai qe është kujdesur për ju. Beqaret do përballen serish me zhgënjime dhe do mërziten mjaft. Me financat duhet pasur kujdes. Ne përgjithësi ato nuk do jene te këqija, por shpenzimet duhet te vazhdoni t’i kryeni me maturi.
Peshorja
Venusi, përendesha e dashurisë do e mbroje sot jetën tuaj sentimentale. Nuk do e kundërshtoni njeri-tjetrin dhe do i pranoni mendimet. Beqaret do e kenë gjate gjithë kohës mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe nuk do arrijnë te përqendrohen derisa ta gjejnë personin e duhur. Financat do jene me te mira sesa ju mendonit dhe do kryeni pak me tepër shpenzime.
Akrepi
Ka shume mundësi qe një person mjaft interesant t’iu tundoje sot. Nëse jeni ne çift mos hidhni hapa qe nuk duhen hedhur, ndërsa nëse jeni beqare shfrytëzojeni mundësinë. Te krijosh një lidhje nuk do te thotë ta humbasësh pavarësinë. Financat nuk do përballen aspak me surpriza te këqija kështu qe ne këtë plan mund te jeni te qete.
Shigjetari
Do i shprehni me tepër ato qe ndjeni sot dhe kjo do iu beje te ndiheni me mire. Vazhdoni t’i tregoni atij sa shume e dashuroni sepse po e late pas dore mund t’iu ike. Beqaret shume shpejt mund te vendosin një unaze ne gisht. Sot do ndodhe takimi i shumëpritur. Financat do kenë disa tronditje te vogla, por nuk do ndodhe asgjë shume shqetësuese.
Bricjapi
Do i jepni me shume origjinalitet jetës suaj ne çift sot dhe do kaloni momente me te këndshme me njeri-tjetrin. Realizmi nuk do iu mungoje për asnjë moment. Beqaret do ia kalojnë mjaft mire me te afërmit dhe miqtë dhe nuk do e ndiejnë aspak mungesën e dikujt. Financat duhet menaxhuar me kujdes me maturi. Shpenzimet e tejskajshme duhen shmangur.
Ujori
Ambienti do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve. Disa mund te marrin edhe disa vendime te rëndësishme. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa surpriza te mëdha. Financiarisht nuk priten probleme, përkundrazi. Ndihma e disa familjareve do iu ndihmoje te shlyeni edhe borxhet.
Peshqit
Ka rrezik qe dita e sotme te jete e mbushur me stuhi dhe furtuna. do debatoni ashpër me partnerin për disa tema te cilat i keni diskutuar dhe me herët. Te dy jeni shume kokëfortë. Beqaret do kenë takime entuziaste dhe emocionuese. Përfitoni sa me shume qe te mundni. për financat do jete një dite e mbushur me fat, megjithatë reflektoni mire para se te vendosni.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply