FJALË PAS FJALE
Radhiten fjalitë
Të sheqerosura me dashuri
Dalin tregime t’ëmbëla
Me rrëfime të vërteta
Dhe fantastike
Lulëzon dashuria
Stubëll, 8 prill 2013
DUKE THËRRITUR
Të ngrohur në dashuri
E rrisim zërin
Bashkë me shpresat
…
Stubëll, 8 prill 2013
KUR ZEMRAT FLASIN
Dashuria thërret
Edhe pret
Të fillojmë menjëherë
Me aktin e parë
Buzët tona
Kërkojnë mjalt
Stubëll, 8 prill 2013
DERI NË AMSHIM
Unë edhe mbretëresha
E kemi të shkruar
Në librin e jetës
Do të jemi të ngopur
Deri në amshim
Me mjalt dashurie
Stubëll, 8 prill 2013
NË VALLEN TONË
Bukur luajnë
E cicërojnë
Edhe zogjtë e lirisë
E pëllumbat e paqes
Edhe dallëndyshet e dashurisë
Stubëll, 8 prill 2013
MBAS UDHËKRYQIT
Vazhdojmë të sigurtë
Drejt fronit të gëzuar
Të dashurisë
Stubëll, 8 prill 2013
NË SHËRBIM TË DASHURISË
Ndjehem i fortë
Kurrë i lodhur
I privilegjuar
…
Stubëll, 8 prill 2013
TË NDALUR
Meditojmë
Projektojmë
Vendosim
Gjithherë me dashuri
Unë
Mbretëresha
Dhe të gjtihë dardanët
Stubëll, 8 prill 2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply