Enver Bytyci
Ish Presidenti i Shqipërisë (1992-1997), ish kryeministri (2005-2013), sot sërishmi kryetar i Partisë Demokratike e I opozitës, gjithashtu i përndjekuri politik i regjimit të Rilindjes, pra Prof. Dr. Sali Berisha, sot feston 80 vjetorin e lindjes së tij.
Nuk ka asnjë shqiptar, përfshirë dhe ata që nuk e duan Sali Berishën, që të besojë se këtë ditëlindje ai do të duhej ta festonte në izolim, me vendim të drëjtësisë së kapur nga politika vendore dhe ndërkombëtare. Nuk ka shqiptar me logjikë të ftohtë, që të besojë gjithashtu se Sali Berisha meritonte të shpallej non-grata nga klani Soros në DASH e ta festonte këtë ditë si i tillë!
Megjithatë ai edhe në 80 vjetorin e tij po na dëshmon se është vital, i pashoq në mbrojtjen e principeve, si dhe në qëndrime, ide, pikëpamje dhe sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të tij si politikan e personalitet! Eshtë rasti i parë në botë, kur një lider politik 80 vjeçar frymëzon popullin e vet të ngrihet në nivelin e tij për të mbrojtur kombin, atdheun, familjen, pronën, nderin, prestigjin, dinjitetin dhe integritetin e tij. Edhes ikur vetëm për këtë qëndrim të kohës së sotme, ai mbetet e do të shkruhet në histori!
Eshtë rasti t’i urojmë Doktorit edhe 100 vite jetë, me energjinë e freskinë e mendjes që ka sot!
Burimi/Facebook


Leave a Reply