Nga Dr Adil Mustafa
Tirane 10-09-2024
Pak ditë më parë u “festua” 33 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë. Ashtu si herët e tjera edhe këtë radhë ndodhi ajo që pritej, hipokrizi, manifeste me retorike boshe, akuza të ndërjellta për poenta politike , etj.
Po ashtu asnjë shenjë që identifikohet me shtet multietnik, shqiptarët që përbëjnë shumicen apsolute si etniteti i dytë me i rëndësishëm që mban në këmbë shtetin nuk përfaqësohet askund, as në simbol, as në himn e as në gjuhë.
Në këtë aspekt, duke iu referuar 33 viteve të pavarësisë dhe kur bën një bilanc sesi u krijua, ndërtua dhe sesi ka funksionuar arrin në konkluzionin: në letër shtet multietnik, ndërsa praktikisht shtet monoetnik.
Në këto kushte, mirë sllavomaqedonasit i gëzohen pavarsimit të shtetit një etnik, po politikanët dhe qeveritarët shqiptarë çfarë hamamin dua në kremtime të tilla kur popullit të tyre iu mohohen të drejtat më elementare.
Me çfarë të drejtë ata pranojnë pa asnjë kusht të hyjnë në vallen e etnocentrizmit maqedonas.
Sigurisht ata nuk kanë asnjë të drejtë, nuk kanë as miratimin e popullit, por gjithçka e bëjnë për pushtet e për benifite. Kjo vlen për të gjitha partitë politike që nga krijimi i shtetit.
Po, le të analizojmë aktualitetin politik sepse është instrument që nxjerr zbuluar të gjithë dështimet politike sidomos në 20 vitet e fundit.
Po ndalem vetëm tek çështja e gjuhës shqipe. Kur një palë refuzon gjuhën e tjetrit, aty përfundon komunikimi, bashkëpunimi, aty nuk ka më as politike, as marrëveshje as negociata. Dmth, ndodh rrënimi!
Kështu që nëse vazhdohet që për poenta politike, apo për të forcuar shtetin monoetnik duke mohuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe është krejt e panevojshme të flitet për shtet multietnik.
Personalisht e kam ditur, madje e kam thënë popblikisht në daljet e mia televizive, apo të komentet në mediat e shkruara që trumpetimi i BDI-së për zyrtarizim të gjuhës shqipe është mashtrim për ti hedhur hi syve popullit shqiptar.
Tash më shumë se kurrë doli e vërteta si drita e diellit, me zyrtarizimin e gjuhës shqipe janë dhe vazhdojnë të tallen si maqedonasit, ashtu edhe politikanët shqiptare.
Paradoksalisht korit tallës iu bashkuan edhe politikanë nga Tirana që nuk dinë cfarë bëjnë e çfarë flasin për cështjet kruciale të shqiptarëve të Maqedonisë.
Deri dje propaganda politike maqedono-shqiptare thoshte është implementuar Marrëveshja e Ohrit, dmth edhe zyrtarizimi i gjuhës, edhe decentralizimi edhe, edhe, edhe!!!
Asgjë! E gjitha mashtrim. Këtë e vërtetuan para ca ditësh dy personalitetet më të larta të Evropës. Presidenti Macron tha mes të tjerash që do të interesohet personalisht për realizimin e Marrëveshjes se Ohrit, ndërsa Lajçak personalitet i lartë i BE-së tha troç: nuk është implementuar M.O.
I solla në kujtesë këto dy moment për të thënë se klasa politike shqiptare është një dështim i plotë.
Në një nga shkrimet e mia kam përmendur ping-pongun si metaforë.
Kjo po ndodh këto ditë më gjuhën shqipe pozita dhe opozita shqiptarë bëjnë lojën hidh e prit e anasjelltas e nga ana e tyre maqedonasit kudo qofshin në pozitë apo opozitë bashkohet për ta penguar zyrtarizimin e gjuhës.
Në këtë shkrim më shumë u ndala te gjuha e cila është shtylla vertebrale e një kombi.
Turp për klasën politike të cilët guxojnë të bëjnë lojra me tabanin e kombit siç është gjuha.
Tash o kurrë është momenti që intelektualët, nënpunësit, studentë e profesorë përfshirë të gjithë shtresat e shoqërisë të protestojnë fuqishëm përballë parlamentit, qeverisë dhe selive të partive politike për të drejtat e tyre, për gjuhën që na mohohet, për problemet me karakter etnik, kulturor, social dhe ekonomik.
Modestisht dua të them se e kam patur kurajon që nëpër protesta ta ngre zërin dhe të them ca të vërteta.
Kam deklaruar: nuk ka maqedoni pa shqiptare, nuk ka shtet multietnik pa barazi etnike, nuk ka drejtësi, kur bëhet padrejtësi ndaj shqiptarëve. Gjithashtu kam sugjeruar që të gjithë deputetet shqiptarë përfshirë edhe ministrant t’i vendosin kusht palës maqedonase: ose ndryshim kushtetute ose ne nuk bëhemi pjesë e krizës që e mbars etnocentrimi maqedonas.
Sërish po protestoj, por edhe po sugjeroj : në ditët të vijim partite politike shqiptare, deputetet e parlamentit përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë të bëhet se bashku për të ndryshuar kushtetutën. Nëse nuk ndodh ndryshimi dihet se cfarë ndodh, sigurisht rrënimi. Ama fajet nuk i kanë shqiptarët!
Për në fund, në cinësinë e Nën Kryetarit të Lëvizjes Ilirida, sigurisht me miratimin e Kryetarit dhe të Kryesisë shumë shpejt do të organizojmë tryeza diskutimesh për gjendjen aktuale politike, do të alarmojnë kancelaritë diplomatike ne Evropë dhe SHBA për atë çka po ndodh në Maqedoni.
Do të organizojmë manifestime dhe protesta të fuqishme ku do të kërkojmë referendum mbarë popullor si mekanizëm për të mbrojtur dhe realizuar të drejtat e shqiptarëve.
Nuk kemi alternative tjetër.
Me këtë klasë politike që na përfaqëson nuk mund të presim asnjë më shumë sesa dështim dhe kapitullim. Andaj Levizja Ilirida do të jetë promotore e shqiptarëve etnikë në Maqedoni.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply