E vogël,
Isha drita e syrit të nënës,
Gëzimi i babait
Dhe shpirti i patrazuar i motrave.
Mes natyrës dhe ëndrrave si lastar u rrita,
Nuk e dija, kur hidhej në tokë fara,
Nuk e dija, kur shpërthente sythi orlinave,
Nuk dija, pse putheshin petalet lendinave.
Vajzë,
Isha lulja e freskët e menekshesë,
sythi bajames që kurrë nuk u çel,
isha ëndrra e një trimi vluar valë,
që zemra në kraharor i digjej zjarrë.
E re,
i ruhesha edhe një pikë shiu,
tash lumejt e zjarrit në gji më shpërthejnë,
se i dhashë jetës një kuptim të çiltër si loti.
Që shkëlqimin e marrin nga dielli.
Vitet rrodhën si gurë e bardhë,
në shpirtin e njomë e të brishtë,
dhembje kam patur plot herë.
Se dhembje si të miat ka plot kjo jetë.
Ndoshta, shpirti më këndon një melodi,
ndoshta, pikturon me majë të penelit,
një telajo plot dritë, me emra plot ngjyra,
timin, tendin dhe të dashurisë.
NB Tirane, 20 Korrik 2024
Burimi/Facebook


Leave a Reply