
Shoqata “Alba – Dansk” qe ne krijimin e saj,nje nder objektivat me madhore te saj ka qene pronovimi i talenteve te reja ne te gjitha fushat, aktivitet ky qe eshte pronovuar ne cdo pjesemarrje,ne aktivitet e organizuara ne shkalle Danimarket,si dhe ne organizimet e ndryshme te institucioneve daneze ,por dhe nga Komiteti i shoqatave te te huajve (KUKS). Po ashtu dhe ne shume aktivitete te organizuara nga Komuna e Kopenhagenit. Shoqata ” Alba – Dansk” jo vetem qe ka shpalosur vlerat e saja me te mira,por njekosisht ka patur mjaft arritje. Vlen per tu permendur edhe aktiviteti i vjetshem i organizuar nga Komuna e Kopenhagenit ,ku ekipi i futbollit i drejtuar nga Ariani zuri vendin e katert ne renditjen perfundimtare. Por gjithashtu vlen te theksohet edhe grupi i valleve qe pat nje jehone te madhe ne mesin e shume e shume pjesemarrsve ne mbremjet Gala te organizuara nga Komiteti i shoqatave te te huajve(KUKS).

Ne kete kuader edhe sivjet shoqata ” Alba – Dansk” do te pronovoje talentet e reja ne muzike. Ne datat 31 Gusht dhe 1 Shtator ne Kopenhagen mbahet feste e madhe e organizuar nga komuna e kopenhagenit ( SMAG VERDEN),ne bashkepunim me rrjetin e shoqatave te huajve ,por dhe i te gjitha shoqatave qe jane te rregjistruara ne kete komune. Ky aktivitet tashme eshte kthyer ne nje tradite ,ku te gjitha shoqatat pronovojne traditat e tyre me te mira,ne te gjitha fushat e veprimtarise.




Shoqata “Alba – Dansk” sivjet do te marre pjese ne kete aktivitet te rendesishem,me nje grup vajzash ,ku me violinat e tyre do te luajne pjese klasike te kompozitorve me te njohur ne bote. Vajzat tashme kane filluar pregatitjet per pjeset qe ato do te lujne ne njeren nga keto dy dite,per spektatorin danez dhe per te gjithe te ftuarit qe ate dite do te marrin pjese ne kete manifestim te bukur kulturoro – sportiv.


Vajzat marrin pjese rregullisht ne aktivitetet qe organizon komuna. Cdo vit ketu behet nje koncert i permasave te medha,me shume instrumentiste dhe me pjesemarrjen e shume moshave. E ne kete grup te madh ka edhe perfaqesues te shoqates tone “Alba – Dansk” ,qe percojne vlerat me te mira te kultures e te tradites sone shqiptare. Nicola ,vajza e vogel qe ne moshen tre vjecare ishte e rregullt ne recitimet e saja ne radio Projektin 21. Tashme ajo eshte rritur dhe me dashuri te madhe po punon qe te behet nje violiniste e njohur. Ndaj ajo eshte njera nga keto vajza qe do te na sjelle muziken klasike te luajtur ne violine. Ajo tashme eshte nje talente e re qe shpreson shume per te ardhmen.
Elizabeth quhet nje vajze tjeter shoqe e Nicoles qe edhe kjo do te jete ne kete grup ,me violinen e saj. Edhe Elizabeth e ka me shume pasion violinen e saj. Ajo merr pjese rregullisht ne te gjitha ditet e provave,por njekosisht eshte edhe pjesemarrse ne te gjitha aktivitet e shkolles ,por dhe te komunes ku ajo jeton. Ftesen e bere per koncertin, Elizabeth e priti shume me kenaqesi. Kete koncert do ta shoqeroje edhe veshja e vajzave me ngjyrat e dy flamujve kombetar. Kjo ishte ide e vete vajzave,per te treguar ate dashuri te pakufishme dhe patriotizmin e tyre per te dy kombet ,shqiptaro – danez. Ky nje perfaqesim i bukur edhe per shoqaten me te njejtin emer “Alba – Dansk”.

Ky grup po pregatitet nga Nils Peter Gudbergsen ,nje violinist nder me te njohurit ne Danimarke. Me violinen e tij ai ka luajtur pjese te ndryshme ne Radio Danimarken,ne Orkestren e Tivolit dhe ne Filarmonine e Kopenhagenit dhe ne shume e shume orkestra te tjera. Gjithashtu Nils Peter Gudbergsen ka luajtur edhe ne orkestren e Vienes se bashku me Peter Hougaard ne Piano dhe Martin Høier ne violincel. Nils eshte edhe dirigjent ,ku ka rregjistruar 2 CD dhe mjaft filmime dhe rregjistrime ne pllaka gramafoni.


Ndaj duke pare edhe pregatitjen e ketij specialisti te mire te muzikes,patjeter qe do te kemi edhe nje paraqitje shume te mire dhe teper interesante te grupit te violinave te pregatitur nga Nils Peter Gudbergsen.
Pregatitjet per koncertin e fund gushtit vazhdojne rregullisht. Sipas Nils ,vajzat kane perparuar shume me pjeset qe vete ai i ka zgjedhur ,per kete koncert dhe ai thote qe te gjithe pjesemarrsit e atij manifestimi do te mesin te kenaqur me debutimin e pjeseve klasike te luajtura nga vajzat me violinat e tyre.
Duke u larguar i pershendesim grupin e vajzave ,po ashtu edhe drejtuesin e tyre ,duke u uruar qe ne fundin e gushtit ,ato te paraqiten sa me mire dhe te fitojne simpatine e publikut te shumte qe do ti ndjeke ate dite dhe te marrin duartrokitje e merituara.
Shoqata “Alba – Dansk” eshte nje shoqate e hapur per te gjithe ,ku talentet e reja ne te gjitha fushat jane te mirepritur vazhdimisht per te shpalosur vlerat e tyre me te mira.Keto talente kane edhe nje perparesi tjeter,qe nuk mund tu a afroje ashkush me mire se shoqata “Alba – Dansk”,sepse eshte e vetmja shoqate shqiptare qe njihet nga te gjitha institucionet daneze dhe ka perkrahjen e tyre ne cdo kohe. Ndaj talentet e reja i kane te gjitha mundesite qe te shpalosin vlerat e tyre me te mira dhe me te arrira dhe te ecin perpara ne rrugen e bukur qe ato kane zgjedhur.
Luigj Shkodrani
Sekretar i shoqates “Alba – Dansk”
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply