Miremengjez
Tele bingo seç më ra.
Këtu në breg të detit.
Të fjalosem me ca gra.
Shqeto në sy të’miletit.
Fjalët nuk i mora vesh.
Ishin gjuhë të përziera.
Po ajo që ngrinte peshë.
Shkrepje syrit kishte vlera.
Nazet edhe ngacmimet.
Njësoj si shqipëtarka.
Ç’qejfëlie këto ulurimet.
Do tërbohm gjer na darka!
Unë jam burrë namusli.
Po mbaja ca seriozitet.
Ma pret njëra:More sojli.
Për zbavitje vimë në det.
Loja seç po nxehej shumë.
Domino me dopjo gjasht.
Njëra u qas këtej nga unë.
Eja hyjmë në ujë bashkë.
Por çe do si me magji.
Ra çdo gjë si kripa në ujë.
Gruaja kokë,këmbë u nxi.
T.Bingo kthyerë rrëmujë.
Fillova zonjën t’a qetësoj.
Ç’ke?S’ mora vesh një fjalë.
Po argalisjet ishin njësoj.
Ç’broçkullis o cipë dalë?
Dallgë deti valë gruaja.
Me vrap hymë në kabinë.
Se për pak u bë hataja.
Me shaka heqim mërzinë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply