Me këtë hundë bardhin po flas.
Lëre mos pyet muhabeti gjym.
Nuk di nga t’a filloj,si t’a ngas.
Më tha gjallë qënke o gjytyrym?
Mu errën syt,fjala mbeti në grykë.
Desha t’i kthehem alla shqiptarçe.
Për pak desh i thashë ikë ore pykë.
Ti hundë gjatë do rrahur fshaçe.
Shikoja atë, ky më shikonte mua.
Me ironi më pyeti,nuk më ke parë?
Kujtesa të ka dalë mbi thinjat e tua.
Jemi njohur sot e 30 vjet më parë.
Më zuri ankthi, si ditën e mallkuar.
Mbase me këtë kalova Karaburunë
I përlotur i thashë:Jo s”kam harruar.
Po pse i hapa vetes punë pa punë?
Mu bë sikur më hodhi dorën n’qafë.
Sikur më tha,pse s’më thua o mik?
Unë me ty nuk bëra as një gafë.
Me mijra po”flenë”në ujin me kripë.
Pastaj ju drejtova me fjalën mik.
Ca lotë më shpëtuanë si rrëke!
Çuditem si e kaluamë atë rrezik.
Për ata fatkeqët lotë derdhim ne.
Në bark laneti kishte muhabete.
Ty më tha ç’dreqin të solli te unë?
Vëndi jot mbushur plot me lezete.
Kokën në torbë kaluat Karaburunë.
‘
Fjalë të madhe më the more mik.
Peshku te ne i qelbur nga koka
Zuzarët vëndin e bënë si çiflik
Tani tallu ti me ne, dhe gjithë bota.
Burimi/Facebook


Leave a Reply