Eh,ankimi s’mu përgjegj.!
I thirra fjalës Eja!
Ajo fluturoi pa u kthy
I gërthita zanit tim, ktheju te unë
e kumboj në pafundësi.
.
Ju drejtova Eres ku je?
më leshoj stuhi
I lypa Detit paqë…
me dergoi breshër e shi.
.
Ulurita deri në Qiell,
Ndalo, o Vetetimë
Nata, më mshefi dhe Hanën.
Thirra Malet t’më mbrojnë
Dielli edhe rrezet i ndaloi.
.
Atëherë iu drejtova Njeriut,
Po Ti’…
O Njeri a më jep ndihmë?
Një meteor më dërgoi e gadi më shkriu.
.
Ju luta, i përlotur të Drejtës
ku të gjë prehje?
Ajo, pa meshirë me tha;
Duro ditët e jetës…
Se do ta japë Gjykatësi, mbas vdekjes!
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik “Ditnetet e Jetes”
Burimi/Facebook


Leave a Reply