“18 maj 1994. Po udhetonim me autobus ne trafikun e Athines, rruges per ne stadium, ku do te perballeshim me “Ekipin e endrrave” te Cruyff dhe Franco Baresi u ngrit ne kembe dhe na thirri mua, Donadonin, Gallin dhe Tassottin. Kishin shume mungesa ate finale. Ne ate moment, ai filloi te fliste si nje trajner:
“Degjoni mire, djema. Sot na konsiderojne te humbur, por nuk eshte keshtu. Ata jane te cenueshem ne mbrojtje nese i sulmojme nga krahet.
Ata te dy perpara, Romario dhe Stoichkov, levizin vazhdimisht, por duhet ta nervozoni brazilianin. Romario eshte rreziku i vertete. Luani me vije te larte te mbrojtjes, sepse bullgari nuk eshte i shpejte.
Kur te kene topin, mbajeni Romarion gjithmone nen kontroll. Njeri prej jush te jete vazhdimisht mbi Stoichkovin. Per sa i perket vijes mbrojtese, ndiqni Paolon.”
Franco filloi te vizatonte ne nje leter levizjet qe duhej te benim ne mbrojtje dhe me pas kundersulm: Galli duhej te mbyllte hapesirat, une duhej te ngrija vijen mbrojtese dhe Tassotti te vinte ne ndihme.
Donadoni kishte detyren te bente sprintet, te fitonte topat dhe te hapej ne krah, per te krijuar me pas hapesira per pasimet ne qender. Ishte nje ndjesi e jashtezakonshme, sepse une gjithmone kisha ndjekur udhezimet e tij. Ate dite, per here te pare, te tjeret duhej te ndiqnin mua ne organizimin e vijes mbrojtese.
Aty mora mbi supe me shume pergjegjesi. Ishte kalimi i vertete i stafetës, dhe ndodhi pikerisht ne nje finale te Kupes se Kampioneve.
Pasi perfundoi, pame Capellon. Ai zakonisht nuk lejonte askend te nderhynte, por kur fliste Baresi ishte ndryshe. U kthye nga ne, buzeqeshi lehte dhe tha:
“Djema, kapiteni i tha te gjitha. Tani le te shkojme ta fitojme kete kupe.”
Se si perfundoi ajo finale e dime te gjithe. Fituam 4-0 ndaj Barcelones dhe ata nuk arriten te benin as edhe nje goditje ne porte.
Ate finale e fituam qe ne autobus…”
🗣 PAOLO MALDINI
Burimi/Facebook/Sporti Shqiptar


Leave a Reply