(Ne pergjigje te nji pyetje)!……..
Ne nji status te fb.kam lexu pyetjen : Cili asht njeriu ma i ditun , qe ka nxjerre Shkodra?
Kesaj pyetje nuk mund t’i pergjigjesh, sepse Shkodra, qyteti ma i kulturuem i kultures shqiptare, ka nxjerre shume njerez te ditun, ku sejcili ka shkelqy e dhane kontribut ne degen e tij te dijes e kultures!
Dija asht pervoje ! Njerezit e ditun nuk duhet harru sepse ato bajne moralin e nji qyteti.
Luigj Gurakuqi ishte nji nder keto. Minister i financave, qe kur e vrane dhe kur u varros, nuk kishte asnji lek ne xhep.
Marubi na ka lane ne celuide historine e krenarine e dikurshme te Shkodres e tane Shqipnise!
Dom Mikel Koliqi, kardinali i pare shqiptar e Pater Harapi, autor i vepres “Ruba e kuqe” Zef Jubani e Pashko Vasa, veprimtare te Rilindjes Kombetare e Daut Boriçi kryetar i Lidhjes se Prizrenit per Shkodren! Fishta,Prendushi, Mjeda e Ndoc Nikaj,poete, meshtare e shkrimtare.
Gjivalin Gjadri i urave, Kolombi, Rrota e Lin Delija te pikturave. Martin Camaj poet, prozator e gjuhetar!
Doktor Prela, pruni i pari aparatin e radiologjise ne Shqipni!
Muzikantet At Martin Gjoka, Palok Kurti, Ramadan Sokoli, Gjon Kujxhja, P.Jakova e kangetaret Marije Kraja, Luçije Miloti, Xheudet Hafizi, Ibrahim Tukiqi, Bik Ndoja, Shyqi e Avni Mula etj.me zanin e tyne na kane dhuru sa e sa kenaqesi falas!..
Nuk duhen harru as kryemjeshtrat e sportit shkodran: Palok Nika çiklisti i pare, Loro Boriçi me top, Anton Mazrreku e Qazim Dervishi ne atletike.Shkodra ishte fabrike!…
Kush nuk e Ka ndi emnin e mjekut te mrekullueshem, enciclopedistit Selaudin Bekteshi! A mundet kush mos me u mahnite me rolin e koprracit luejtun prej aktorit Zef Jubani?!
Edhe burimet ku merrte jete morali i qytetit tem ishin te shumta, jo vetem individuale, por edhe kolektive.
A ju kujtohen murgeshat shpirtmira te urdhnave te ndryshem e te nane Terezes, qe rrinin mbi kry te semundve ne spiitale?..
Po shume emna qytetaresh, te cilet diktatura i kishte burgose ose lane ne hije!Le te kujtojme ndonjii: Qemal Draçini, Myzafer Pipa, Myfit Bushati, Pjeter Arbnori, Hafiz Sabri Koçi, Federik Reshpja, Marije Tuçi, Hafiz Ali Tarri, Simon Jubani, Zef Leka, Ahmet Bushati etj.etj.te cilet nuk pranuen asnjihere kompronis me diktaturen,!
Keto ishin pasqyra te vjetra shkodrane me sjellje, dije e kulture! Profesoresha Zenepe Dibra ne librin e saj “Fjalor enciklopedik i hapsines shkodrane”.Ne dy vellime (viri 2016), me rreth 1600 faqe pasqyron figura te shqume te intelektualeve te qytetit tone!..Nuk duhet me i harru e shpesh ne veprimtaril te ndryshme me i kujtu!
Burimi/Facebook


Leave a Reply