Adelina R. Mamaqi (03.11.1939 – -)
u lind në Tiranë, në një familje me tradita intelektuale e atdhetare. Gjer tani ka botuar mbi 90 libra (përfshirë dhe ribotime). Shumica e librave janë vlerësuar me çmim të parë në konkurset kombëtare. Është ikonë e Letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj. Është figurë poliedrike: poete, prozatore, shqipëruese, studiuese… etj. Librat e saj janë botuar edhe në Kosovë, Maqedoninw e Veriut, Greqi, Itali… etj. Është përfaqësuar në “Antologjinë botërore e letërsisë për fëmijë” dhe në “Antologia della letteratura albanesi” në Itali. Në Panairin e 23-të të librit “Tirana, 2020”, shkrimtarja u nderua me librin “Ne tani lexojmë vetë” si autorja më e mirë. Është dekoruar dy herë me urdhërin “Naim Frashëri”. Disa libra për fëmijë: “Libri që u bë përrallë” – 1979, “Xhoi – Toi” – 2005, “Sa shtëpi ka dielli?” – 2008, “Zogu Pup në shtëpinë prej xhami” – 2009, “Ruruja e vogël me zemër të madhe” – 2021. Kritika letrare për këtë krijuese ka thënë: “Poetja Adelina Mamaqi ka një varg të mrekullueshëm për fëmijët, varg të konsoliduar, varg të rregullt klasik, duke përdorur rima të freskëta e të pashfrytëzuara, vargje me tingëllimë të veçantë muzikore.”
KUSH TA FALI EMRIN?
Xhoi – toi, jetë e nënës,
Dritë e Diellit, nur i Hënës.
Kur të pyet nëna ty:
-Kush t’i fali këto sy?
Më përgjigjesh: Gu – gu – gu:
-Yjet edhe qielli blu:
-Po dy buzkëzat e kuqe?
-A, a, a, a… dy burbuqe!
-Po këtë hundkën e vogël?
-Gë – gë – gë… Një barbi lodër!
-Kush ta fali këtë emër?
-Prindët… Se jam gaz e zemër!
Adelina R. Mamaqi -Nga libri “Xhoi – Toi”, Tiranë, 2005-
Shkodër, më, 02.06.2024 ( Xhahid BUSHATI )
Burimi/Facebook
VO: – Fotoja eshte huazuar nga rrjeti (Alba- Dansk)


Leave a Reply