Ekzekutohet me armë zjarri një shtetas në Golem. Ngjarja e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta më parë në autostradë, ku një shtetas është qëlluar për vdekje me kallashnikov. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Ervis Tafaruçi, 33 vjeç nga Kavaja.
Po sipas bluve, Tafaruci gjendej në automjetin e tij, ndërsa nga jashtë dy persona ende të paidentifikuar kanë shkrehur breshëri plumbash mbi të, duke e lënë të vdekur në vend.
Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorëve të krimit.
Bota Sot
Per”Alba – Dansk” shkodrani
Leave a Reply