
Fundjava që lamë pas ishte e mbushur me evenimente të rëndësishme sportive, ku nuk mungoi protagonizmi i sportistëve shqiptarë, që në të paktën tri raste janë vlerësuar me trofe dhe medalje.
Të Shtunën në mbrëmje pjesë e suksesit të Bajernit të Mynihut në finale me Borusian e Dortmundit ishte 21-vjecari me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, I cili edhe pse me një kontribut modest në formacionin e Jup Hajnkes e meritoi të festonte Championsin e 5 për gjigantët bavarezë.
Fundjave futbollistike u nxeh për shqiptarët me finalen e Kupës së Italisë, Roma – Lazio, e cila u mbyll me triumfin minimal 1-0 për lacialët, pjesë e të cilëve ishte edhe kapiteni I përfaqësueses kuqezi, Lorik Cana. 29-vjecari u aktivizua titullar në derbin e zjarrtë të kryeqytetit italian, duke ngritur lart një trofe të rëndësishëm, që kurorëzoi me sukses sezonin e Lazios.
Sigurisht që meritë për këtë arritje ka sidomos drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, që diti të ndërtonte një skuadër kompetitive fale një strategjie të mirëmenduar.
Por nuk është vetëm futbolli ku spikatën sportistët shqiptarë. Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi siguroi medaljen e artë në turneut prestigjioz “World Masters”, që u zhvillua në qytetin rus të Tyumenit. Në kategorinë -52 kg, Kelmendi nën logon e flamurit të vendlindjes mposhti në finale rivalen Mongoleze, Tsolmon Adiasambu.
Pas spektaklit që dhuroi në tapet, jo më pak emocionuese ishte ceremonia e dorëzimit të medaljes së artë, ndërsa në sfond do të dëgjohej himni i Kosovës, pikërisht në një vend që nuk e kanë njohur ende si shtet.
Bota Sot
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply