Problemi i hasmerive ne mes familjeve dhe fiseve ne Veriun e Shqiperise, jane kthyer ne nje burim te vazhdueshem tragjedish dhe ngaterresash. Tashme po klasifikohet si “koritje” ne baze te Kanunit, edhe dashuria ne mes te rinjeve, te cilet lidhin jeten e tyre pa pelqimin e prinderve.
Arvin Andrea Gjergji nga fshati Beltoje- Komune Berdice e Shkodres, ishte dashuruar me Fetije Çelepija nga qyteti i Shkodres. Familja e vajzes, nuk ishte dakord me kete lidhje, e cila kishte qellim kurorezimin ne martese, pasi djali ishte i besimit katolik dhe vajza e besimit musliman. Familja Çelepija ka kercenuar me jete vajzen e vet por edhe familjen Gjegji nese ata do te martoheshin. Para rreth 15 muajve, Arvini vendosi ta grabise nusen e tij te ardhshme, e vetmja rruge per te kurorezuar dashurine e tyre ne martese. Pas kercenimeve te familjes se vajzes, askush nuk guxonte ta ndihmonte, pasi menjehere do te vihej ne zbatim Kanuni. Vetem djali i axhes se tij, Ardian Jac Gjergji mori persiper ndihmen dhe rrezikun, duke marre pjese ne grabitjen e nuses se ardhshme te kusheririt te vet. Nga ai moment, familjet Gjergji dhe Çelepija jane ne konflikt dhe familja Gjergi u detyrua te ngujohet. Nder me te kercenuarit, eshte pikerisht Ardian Gjergji, i cili quhet edhe fajtori kryesor i çnderimit te familjes Çelepija, pasi ndihmoi ne grabitjen e nuses se kusheririt. Ardian Gjergji, njelloj si kusheriri i tij Arvin Gjergji me nusen e grabitur, jetuan te ngujuar deri para rreth nje viti dhe qe atehere nuk ka asnje adrese per te tre. Askush nuk e di ku jane. Ne Shqiperi, Ardian Gjergji ka akoma familjen e tij: gruan dhe dy femijet, te cilet jetojne akoma ne ngujim nen friken e vrasjes ne emer te Kanunit.
Para dy ditesh, babai i Ardianit, i quajturi Jac Gjergji, del fshehtas nga ngujimi per te blere buken ne nje dyqan aty afer. Ka qene rreth ores 21 e 30 minuta dhe mendonte se nuk do kishte rrezik, por makina e tij eshte qelluar neper terr nga nje bresheri automatiku. Per fat plumbat nuk kane qelluar ne shenje dhe eshte kthyer shume shpejt ne kullen e ngujimit.
Gjakmarrja ne emer te Kanunit, eshte nje problem jetik per shqiptaret, teksa deklarohen nga vete Avokati i Popullit Igli Totozani rreth 10 mije familje qe vuajne probleme te gjakmarrjes. Kjo eshte shifra zyrtare e shtetit, por numri familjeve te ngujuara eshte edhe me i madh. Redaksia
http://www.shqiperia-etnike.com
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply