Prej shekujsh ne Shqiperine Veriore (e vecanarisht ne Malesi te Madhe ,Dukagjin ,Shkoder e tjer),kanuni mesjetar i Lekë Dukagjinit eshte zbatuar me fanatizem si nje “kushtetutë” qe rregullonte mardheniet ne shoqeri , familje e deri me “shtetin”. Kanuni kryesisht ne trevat shqiptare qe cilesuam me siper ka arritur te sfidoje shtetin edhe sot ne fillimet e shekullit XXI.. Mjerisht nje nder paragrafet më jetëgjate te kanunit eshte ai qe merret me gjakmarrjen. Nenet (nese mundemi ti quajme keshtu) qe i kushtohen gjakmarrjes parashikojne mbi te gjitha larjen e gjakut me gjak ,pra vrasjen me vrasje , gje qe do te thote vazhdimin e gjakmarrjes nga njeri brez ne tjetrin ,jo vetem brenda shtepiave ,por edhe fiseve…Madje ka gjakmarrje qe vazhdojne me dekada e deri mbi nje shekull ,pasi sic thuhet ne kodet mesjetare te kanunit gjaku nuk humbe kurre… Per te vertetuar kete qe shkruam me siper ne si medie e pavarur dhe kombetare menduam te marrim si shembull rastin e fisit “LIKAJ” nga Zagora (Malesia e Madhe) dhe fisit “SHALA” qe vijojne te jene ne gjak me njeri tjetrin per gati nje shekull me radhë. Rasti i fundit i vrasjes per gjakmarrje ka ndodhur ne vitin 1944 kur GJ. K. i fisit “ Shala” vrau per gjakmarrje te ndjerin Bajram Smajl Likaj (te fisit “Likaj”),ku pas kesaj vrasje erdhi ne pushtet diktatura komuniste dhe plaga e gjakmarrjes u duk se u mbyll per rreth gjysem shekulli ,madje edhe kur erdhi demokracia u mendua se kjo plage e hershme tashma ishte thare ,ndaj duke u lene ne heshtje u mendua se kjo gjakmarrje kishte marre fund. Por mjerisht nuk kishte ndodhur keshtu pasi fisi “Shala” megjithse kishte vrare e fundit nje dite i çon fjale fisit “Likaj”e konkretisht shtepise te Ragip Likajt (qe ne vitin 1944 i kishin vrare axhen Bajram Likaj-n) ,se na keni edhe nej gjake borxh te cilin nuk do ta leme te humbë… Kjo fjale do te thoshte se Ragipi tashma ishte ne gjak me fisin “Shala”. Fatkeqesisht Ragipi eshte i vetmi trashigimtare i shtepise “Likaj” ,ku dhe ai ka vetem nje djal , qe tashma jane ne gjake me fisin “Shala”. Ragipi duke pasur nje djale te vetem me emrin Elsad Ragip Likaj i datelindjes 10 maj 1995 eshte detyruar ta largojne nga Shqiperia me cdo çmim ,nga frika e gjakmarrjes nga pjestare te fisit “Shala”, qe per aresye “sigurie” nuk po mundemi tju a shenojme emrat e atyre qe e kane kercenuar Ragipin me familje..Me kete rast po kujtojme se organet shtetrore dhe shoqatat pajtimtare jane munduar te kontaktojne me palet ,por fisi “Shala” nuk pranon te hyjne ne bisedime nga njera ane , por vijon ta kercenojne familjen “Likaj” nga ana tjeter..Ne si gazetë kur menduam te marrim si shembull kete raste per te plotesuar temen e shkrimit kontaktuam edhe me babain dhe nenen e Elsad Likaj-t ,te cilet te friksuar e me lot ne sy na treguan per friken qe kane nga nje gjakmarrje e mundeshme e pralajmruar nga pjestar te fisit “Shala”. Ragipi na tregoi veshtirsit qe ka hequr per ta larguar djalin e tij nga Shqiperia per ne nje vend te Europes Perendimore ,larg syrit te gjakesve , qe ne nentor te vitit 2011. Babai i Elsadit na tregoj edhe nje fotografi qe e mbante gjithkund me vehte. Fotografine ne menduam ta vendosim ne kete shkrim ,pasi ketu Elsad Likaj tregohet nje djalosh i ri, i bukur dhe i shendetshem ku ne syte e tij te duket se “lexon” pafajsine e nje te riu ,qe sic thote nje fjale popullore nuk vritet per gjake…Fatkeqesisht ne trevat veriore te Shqiperise nuk ndodhe keshtu ,pasi me shume sundon kanuni se ligji..Ne ne mbyllje te ketij shkrimi sensibilizues po e urojme Elsadin me fjalet tradicionale paç jeten e gjate kudo qe te jesh. Ndue Bacaj
http://www.shqiperia-etnike.com
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply