U lind në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975. Ai ishte nje nga kolloset e aktrimit shqiptar. Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942-n. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme. Valerin te “Tartufi”, Smithi te “Çështja ruse”, Gjoni te “Trimi i mirë me shokë shumë”, Selimi “Familja e peshkatarit”, gjeneralin te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Leka “Përkolgjinajt”, Nikolla “Armiqtë”, Sasha Ribakov “Orët e Kremlinit”, Lubeni “Proçesi i Lajpcigut”, Ferdinanti “Intrigë dhe dashuri”, Hauardi “Rrënjët e thella”, Hamleti, tek “Hamleti”, Jonuz Bruga, tek “Familja e Peshkatarit”. Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80-ti dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role në filmin artistik. Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Është dekoruar edhe me urdhrin e lartë “Hero i Punës Socialiste”, si dhe mban titullin “Artist i Popullit”.
Filmografia
Gjurmët – (1970)
Plagë të vjetra – (1968)
Ngadhënjim mbi vdekjen (1967) …. Hans von Shtolc
Furtuna (1959)
Tana – (1958) …. Stefani
Fëmijët e saj – (1957) …. Mësuesi
Skënderbeu – (1953)……Pali
Burimi/Facebook/Arti Shqiptar


Leave a Reply