Civilizimi duhet të vlerësohet si një diell i ri dashurie për këdo që kërkon ta ruajë gjuhën e tij nga ata që duan të na e presin atë, gjuhën tonë.
Janë fjalët e një kënge arbëreshe të herëshme që e këndoi me kitarrë ,bukur dhe me pasion ,miku dhe vëllai i gjakut tonë të shprishur Mimmo Imbrogno,ditën ndërkombëtare të gjuhës mëmë me dt 20.02 2024 në Brescia.
“Një ditë të bukur si sot por shumë larg ,5 shekuj përpara ,të parët tanë të detyruar nga pushtimi i perandorisë Turke lanë trojet e tyre për tu vendosur në jug të Italisë në hapësirat e rajoneve ;Abruzzo, Molise, Campania, Puglia, Basilicata, Calabria e Sicilia”ishin fjalët e drejtueses dhe ideatores së këtij takimi regjisores Valbona Xibri.
Në vazhdim dr. Valbona Xibri tha se ;”edhe sot përveç flamurit të Skënderbeut dhe traditave të tyre nuk mungon ushqimi dhe mikpritja, e ndër më kryesorja,ende në këto tavolina flitet akoma gjuha e mëmës.”
I gjithë manifestimi i gërshetuar me fakte historike e të shoqëruar nën tingujt e kitarrës me këngë arbëreshe,u përbyll me pyetje dhe komente nga të pranishmit .Me këtë rast z.Mimmo imbrogno i bëri shpjegimin teksteve të këngëve arbëreshe në gjuhën në gjuhën shqipe dhe atë italiane . Për historinë dhe traditat arbëreshe në përshëndetjen e tij foli edhe arbëreshi z.Antonio Viceconte .
Gjithashtu takimin e përshëndeti edhe z.Ervis Bici,3 herë kampion i Europës dhe 4 herë i italisë në sportin e veçantë Muay Thai . Zoti Ervis Bici është një kohësisht edhe kampion i gjuetisë së dorëshkrimeve të herëshme dhe origjinale që flasin për Skënderbeun ku disa prej tyre janë ende të pa publikuara .Ky pasion i tij për historinë e Skënderbeut shpesh e ka ndihmuar edhe në ringritjet e tij gjatë ndeshjeve kur ka qënë në caqet e daljes jashtë loje (K.O ) Ai të flet me shumë kompetencë edhe për ndryshimet që i kanë bërë herë pas here figurës së Skënderbeut nga shkrimtarë të cilët bëjnë tregëti me historinë e tij. Në një kënd të sallës, patëm kënaqësinë të shikonim disa nga dorëshkrimet origjinale për Skënderbeun që ai i kishte prurë enkas..
Me këtë rast ,mirënjohja dhe respekti për arbëreshët në itali të cilët edhe pse në vështirësi,kanë ditur të ruajnë brez pas brezi gjuhën shqipe ,traditat dhe historinë e popullit tonë ndër shekuj,mbetet pasyra ku ne shqiptarët në emigrim duhet të shikojmë vetvehten .Nga erdhëm dhe sa do të jemi në gjëndje ti rezistojmë asimilimit tonë.
Petrit R Aliaj.
Brescia 20.02.2024.

Burimi/Facebook


Leave a Reply