Me 22 shkurt përkujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta të Abatit të Mirditës Prend Doçi, një ndër përsonalitetet më të shquara të kohës së tij, me një rol shumë të rëndësishëm në jetën kishtare, kulturore, sociale dhe politike në periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe fillim shek. XX.
Pavarsisht autoritetit, ndikimit dhe kontributit shumë të madh të tij është pak i studjuar dhe publikuar nga historigrafia shqipëtare.
Sheshit “Abat Doçi” i mungon shtatorja e këtij njeriu të madh të kombit. Do e ndërtojmë të gjithë bashkë.
Nderim e respekt për jetën, vepren dhe gjithçka i la Mirditës e Shqipërisë.
Kanë thënë për Abat Prend Doçin:
• Ismail Qemali: “Ne e bëmë si e bëmë Shqipërinë, por Abat Prend Doçi prej Mirdite, do e bënte edhe më mirë”.
• At Gjergj Fishta: Me ket êmen, Abati i Mirditës quhej per antomazí i Perndritshmi e i Pernderueshmi Emzot Prend Doçi, Abati i Shën Llezhrit t’Mirditës; e mundet me u thânë sugure, se nuk âsht kund nji skâj Shqypniet, kû burrat e mêçem e t’kalemit mos ta kenë ndîe e permende ket êmen. Mendja e kthellët e tija, vullneti i tij i fortë e i paperkulun nder punë t’mira, fjala e rrjedhshme e e amel, hija burrnijet e njajo sjellje e tija plot njerzí e bujarí kan pasë bâ qi aj t’ishte edhe t’u mate prej të gjith shqyptarve t’mêçem si nji nder mâ t’parët burra t’komit tonë. Kudo ndriti duka e tij, a nder Parí Kishe, a nder Krên t’vendit, ase nder njerz të diplomacis, gjithkund i la nderë vedit e nam komit t’vet…”
• Diplomati austriak, August Ritter von Kral, në ditën e vdekjes së abat Prend Doçit: “Shqipëria humbi të vetmin burrë shteti të vetin”.
• Edith Durham: “Abati, fliste gjithë mençuri. Ishte ndoshta më largpamësi ndër nacionalistët shqiptarë”.
• Jeronim De Rada: “Prend Doçi është një nga personalitetet më të spikatura e më të shquara shqiptare”.
Burimi/Facebook


Leave a Reply