Nga Skënder Sadri KAPITI
Këtë shkrim të mëposhtëm e kam shkruar 4 muaj para humbjes katastrofike të PD-së në Qershor 2013. Ajo se cfarë e pata paralajmëruar PD-në e verteton sakt realiteti i sotëm ku ka rënë PD,.Sot Partia Demokratike është në një gjëndje mjerane jo rastësisht, dhe shkaktar për këtë është autokracia dhe korrupsioni i atyre që edhe janë grupuar te grupi i ashtuquajtur i rithemelimit, që nuk është gjë tjetër vecse përpjekje dëshpëruese e mjerane e politikës së vjetër të PD-së për ta mbajtur e trajtuar PD si pronë dhe avokati politike të tyre.
Jo se sot në Shqipëri ka ndonjë arritje në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni SOT është akoma edhe më i thellë. Mirëpo ndryshimin dhe ndëshkimin e korrupsionit të qeverisë së sotme nuk mund ta bëjnë po ish të korruptuarit dhe ishkorrupsioni i ndëshkuar në vitin 2013, pra nuk mund ta bëjnë ndëshkimin e korrupsionit as ata të shpallurit non grata për korrupsion nga SHBA.
Tani me rastin e 33 Vjetorit të PD-së është koha për reflektim , për reagim e veprim për t’u ndarë Partia Demokratike nga e kaluara e trashëgimia komuniste, nga korrupsioni dhe nga tranzicioni.
Sot Lulzim Basha mban takimin me demoklratët në kujtim të përvjetorit të 33 të themelimit të Partisë Demokratike ku pritet një pjesmarrje e madhe pasi Basha pas shumë pëpjekjesh në përballje me korrupsionin , krimin dhe me Trekëndëshin e Bermudës, falë edhe aftësive të tij intelektuale, urtësisë e maturisë demokratike e patriotike dhe si besnik ndaj SHBA-ve dhe si reformator i ndryshimit, sot PD është pastruar dhe është e po afirmohet për ditë e më shumë si alternativa bindëse dhe e shpresës për ndryshimin.
Ja cfarë paralajmëroja para 10 vitesh për PD-në, me 19 shkurt 2013:
”PD dhe qeverisja e saj në këto 8 vite janë lodhur nga keqqeverisja, e diskredituar nga korrupsioni e tradhëtia, si politikë e qeverisje e dalë boje edhe nga mashtrimi e gënjeshtra, e dështuar si politikë e djathtë si e pabesë dhe e pasinqertë me antarësinë dhe me votuesit e saj; e konsumuar dhe nga çdo manovër spekullimi
e maskimi,dhe me te gjitha këto kryetari dhe kryeministri dhe lidershipi i mjerë dhe i konsumuar i PD-së vazhdon me dëshpërim të përpëlitet për të rrëmbyer dhe një hërë tjetër qeverisjen në Qershor 2013. Ai beson se pushtetomania absolute në partinë e tij,dhe ajo se çfarë ai bën c’të dojë me Partinë Demokratike si pronë të tijën, ai vazhdon duke gënjyer veten se mund ta bëjë gjithnjë e cfarë të dojë edhe me tërë popullin përjetësisht.
Me të vërtetë Berisha PD-në dhe pushtetin e ka bërë pronë të veten pasi ai ka arritur që me partinë e tij dhe satelitët e kualicionit laraman(kryetarët me vulë, po pa personalitet e pa antarë) ka krijuar një konglomerat parazitësh e amoralësh korruptiv politikë, servilësh e të shpëlarë moralisht që fluturojnë nga fryn era dhe i josh me korrupsion duke e bërë qeverisjen të çinteresuar për çdo problem me interes shtetëror, publik e kombëtar.
Por, them dhe vlerësoj se vetëm në një ambjent shoqëror të prapambetur e pa standarte politike mund të qeverisë kaq gjatë një pushtet i tillë anakronik e me mentalitet komunist; në një ambjent ku edhe gënjeshtra e mashtrimi , vjedhja e votës, dhuna politike, krimi e korrupsioni janë ekspozuar mediatikisht e publikisht tejskajshmërisht po që çuditërisht kjo qeverisje e falimentuar dhe e degraduar jo vetëm që qeveris po pretendon edhe të fitojë dhe mandatin tjetër.
Nuk ka dite që kësaj qeverisje ne çdo veprim të saj të mos i plasë ndonjë skandal apo të mos ekspozojë ndonjë turp apo gënjeshtër publike, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare.
Gënjeshtra tjetër e madhe dhe e bërë bajate është dhe ajo mbi dështimet në integrimin ne BE, për të cilën ngriti shpifje dhe akuza duke angazhuar ushtrinë e të punësuarve në administratë të cilët me rrogën që jep me paranë publike i konsideron si mercenarë të pushtetit për të bërë peticione, deklarime publike, tubime e kundërmitingje,po që vizita e komisionerit Sh.Fyle për zgjerim të BE-së as që e përmendi fare problemin e tre ligjeve po vetëm zgjedhjet e duhura që të jenë të lira e të pamanipuluara ,realizimin e standarteve, luftën kundër krimit e korrupsionit
duke e diskredituar kështu alibinë dhe mashtrimin publik qeveritar me tre ligjet.
Qeveria pas vendimeve të gjykatave të kapura prej Berishës që nxori të pafajshëm korrupsionin e zëvëndëskryeministrit LSI-st Ilir Meta ,dënimet minimale të tragjedisë së Gërdecit ngjarje e cila ishte kulmore si rast korrupsioni e krimi dhe veçanërisht ate të pafajësisë së vrasjeve të 21 Janarit ka bërë të mundur po dhe e ka vënë qeverinë përballë një presioni e diskreditimi publik të brëndshëm e të jashtëm.
Këto si dhe paralajmërimi që dhe Sekretarja amerikane e Shtetit ZNJ. Klinton në Nëntor të vitit 2012 , pra, para katër muajsh kur ajo deklaroi se Shqipëqeia është në udhëkryq prej korrupsionit dhe që ka bllokuar integrimin Këto do ia bëjnë të pashmangshme humbjen e sigurtë Berishës dhe klanit të tij në zgjedhjet e Qershorit 2013., dhe pastaj do t’i duhet kohë PD-së për t’u vetëpastruar dhe për t’u ndarë nga korrupsioni, por edhe nga berishizmi.
Qeverisja e dështuar nuk bind dot më askënd,madje as më fanatikët e saj me manovrat politike bajate dhe dështimet e të gjitha llojeve. Këto fakte e bëjnë të pashmangshme humbjen e thellë që e pret Partinë Demokratike, për meritën kryesore , të kryetarit të saj dhe kryeministrit i cili ka 20 vite që e mban peng PD dhe demokracinë dhe që për interesa personale ka bërë gjithfarë manovrash e akrobacishë, ortakërish dhe aleancash gjithfarëshe, amorale e korruptive vetëm e vetëm për interesin e tij për pushtet. Më parë në vitin 2005 Berisha e bëri aleancën me N.Cekën,A.Imamin, G.Pollon, T.Shehun dhe tani edhe me tironsin D.Shehi e me F.Mediun e N.Ndokën.
Sot në demokraci një gjë e tillë është amoralitet politik apo më saktë një mercenarizëm politik ku duket qartë parimi i mërcenatit: që ai blihet lehtë dhe lirë po dhe tradhëton lehtë sapo ndryshojnë rrethanat. A nuk janë të tillë dhe a nuk kanë vepruar kështu këta që përmenda më lart po dhe të tjerë si Ilir Meta që ndërrojnë ngjyrë si kamaleoni, ku vetëm për intersin e tij personal Ilir META u “shit” te Berisha si të tjerët që vërtiten e shiten majtas e djathtas ku i shpie interesi i ulët, tradhëtia e korrupsioni.
Në fakt në vitet 2009-2013 po bashkëqeveris korrupsioni Berisha-Meta gjë e cila do na kushtojë shumë shtrenjt ne demokratëve të vërtetë, edhe në vazhdimësi demokratët do paguajnë kosto të lartë politike për akrobacitë amorale e korruptive të tij në dëm të demokratëve..
Sa mirë funksionon tek Berisha përvoja e metoda e Mao Ce Dunit , e asaj të dënimit, përjashtimit,degradimit dhe e rrahjes siç është edhe rasti i E.Selamit dhe e pendesës dhe e rikthimit përsëri të tyre pas pishmanit, reflektimit,”riedukimit” e”ndërgjegjsimit” për gabimet që kanë bërë ndaj kryetarit të partisë ,e më pastaj “bujaria” e pushtetit të kryetarit Berisha u josh e u fal poste e favore korruptive, politike e pushteti. Edhe Eduarti pas arratisë politike e azilit dhe pas akumulimit të një përvoje “politike” si shitës i makinave të vjetra në ShBA na rikthehet për t’i shërbyer vëndit ,po që në fakt ajo që e ktheu atë në gjirin e partisë mëmë dhe në “skuadrën e pardesyve të bardha” të deleguara nga PPSH-ja e që uzurpuan Lëvizjen Demokratike të Dhjetorit është një motiv tjetër ,është motivi se, përse të mos veprojë edhe Eduard Selami si Neritan Ceka, si Tritan Shehu, Genc Pollo , Ferdinand Xhaferri dhe si Arben Imami dhe si shumë servilë e sahanlëpirës të tjerë të cilët nën nombrellën dhe nën hyqmin e Berishës mund të bëhesh deputet,ministër,aparatçik e pushtetar që në fund të fundit për një kohë të shkurtër dhe miliarder pa punuar, po duke vjedhur e korruptuar dhe duke pasur avokat politik të sigurtë për hajni e korrupsion Sali Berishën.
Keqqeverisjen e Partisë Demokratike nuk e shpëton dot as retorika e pasinqertë patriotike e kryeministrit ku e gjithë karriera politike e tij fakton për antipatriotizëm , madje dhe një dokument i muajit të fundit, pjesë e shkëmbimeve mes Ëashingtonit dhe Tiranës përmban zhgënjim ndaj retorikës nacionaliste duke e quajtur potencialisht të rrezikshme dhe kundërproduktive, dhe porosit se politika shqiptare duhet të fokusohet në përparësitë e popullit shqiptar: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrim në Bashkim Europian dhe mundësi të përmisuara ekonomike. Unë në një shkrim timin politikën e kësaj qeverie e kam quajtur shterpë në kuptimin se asgjë të mirë nuk prodhon ajo përveç probleme të bllokimit dhe të fenomeneve
negative penguese të zhvillimit,demokracisë, pengimit të drejtësisë, të integrimit po që dhe në aspektin kombëtar ,SHBA-ja, aleati ynë stratëgjik konstaton për qeverisjen tonë se bën retorikë e lëshon mesazhe negative etnike, destabilizuese e të papërgjegjshme për vetëm përfitime politike.
Edhe kjo retorike e pushtetit bëhet për të mashtruar opinionin në funksion të marrjes vetëm të ndonjë grushti votash duke e gënjyer veten se do fitojë përsëri pushtetin që dhe këtë që e ka edhe sot, e ka pasi ka manipuluar dhe shtrëmbëruar rezultatin e vullnetin real të popullit.
Ndoshta nuk gaboj për aq sa kam qëmtuar, vërejtur, parë në TV,ndjerë e lexuar nëpër gazeta e në ambjente të ngushta shoqërore kur them se koha do ta vertetojë se Partia Demokratike do te hipotekohet në defterin e historisë së Shqipërisë si faktor i errët që i ka bërë shumë dëme e fatkeqësi kombit tonë në këto kohë moderne, dhe kur e them këtë për PD-në nuk kam parasysh këtu tërë antarësinë e saj po vetëm lidershipin dhe drejtuesit e tjerë politiko-qeverisës pranë Berishës në këto 20 vite.
Por nuk mund ta them një gjë me siguri, përse dhe si ka mundësi që pavarësisht se e njohim këtë të keqe dhe po e mbajmë kaq gjatë dhe çfarë kemi bërë që po ndëshkohemi e po vuajmë prej saj , dhe mos dmth se raca jonë qënka destinuar për një fat të tillë konfliktesh, përçarjesh, prapambetjeje, pa progres civil e demokratik, pa integrim të brëndshëm e të jashtëm,e pa mirëqënie materiale e shpirtërore në krahasim me kombet e tjerë të Europës, dhe kjo gjëndje e mistershme na ka shoqëruar historikisht e vazhdon edhe sot çuditërisht.
Tashmë ka rënë alibia që shkakun për këtë e kërkonim gjithmonë tek të huajt dhe e bënim sa për të qetësuar ndërgjegjen dhe aktualiteti tregon se Shqipërinë për t’u bërë e kemi penguar vetë ne, kryesisht në radhë të parë paria(tipike e shëmbull si kjo që keqqeveris sot) dhe apatia ,toleranca e mosreagimi shoqëror si duhet dhe në kohën e duhur,dhe duke qenë të tillë hidhim sytë e prisnim si dikur nga Stambolli, Roma,
Athina ,Londra, Berlini, e në komunizëm nje herë nga Beogradi pastaj nga Moska e Pekini.
E sot i referohemi me te drejte perendimit dhe integrimit , po megjithë përkrahjen e pakursyer dhe të sinqertë që na ka dhënë Brukseli por veçanërisht Ëashingtoni , ne jo vetëm që jemi problematik ndërvete po ju kemi sjellë shqetësime e kokëçarje dhe atyre per problemet tona.
Ata na thonë; veproni tani, e ne nuk lëvizim; thonë se po tronditemi nga vendimet e gjykatës e ne vetëm dëgjojmë e presim nuk e di se çfar; thonë se jeni në udhëkryq politik, dhe ne qëndrojmë në udhëkryq; na thonë s’ka integrim pa standarte, e ne e mbajmë qeverinë gjysëmlegale që nuk punon për standarte ; thonë që qeverisja që nuk dialogon me njerëzit duhet të largohet(si me grevistët e të përsekutuarve) , ne nuk reagojmë po i bindemi dhe e mbajmë këtë qeveri që punon kundër prioriteteve kombëtare; na tregojnë pavarësisht se edhe e dimë mirë që politika shqiptare nuk është e interesuar për interesat kombëtare po vetëm për ato personale, e ne e mbajmë e madje dhe i nënshtrohemi këtij pushteti antisocial e kundërproduktiv”. Durres 19 Shkurt 2013
Shënim:Ky shkrim i shkruar para 10 vitesh si kritikë ndaj qeverisjes së Berishës, po ta krahasosh edhe me qeverisjen e Edi Ramës vërehet fakti se pushteti i PD-së vetëm sa u zëvëndësua me atë të Partisë Socialiste, pasi asgjë nuk ka ndryshuar por vetëm sa është përkeqësuar po prej vjedhjeve, korrupsionit, papërgjegjshmërisë e tradhtisë publike te qeverise aktuale. Që PD u ndëshkua për korrupsion , këtë e vertetoi pas 8 vitesh të këtij shkrimi, në vitin 2021, fakti i shpalljes “non grata” nga SHBA të Sali Berishës për korrupsion , avokati të korrupsionit dhe për pengim të demokracisë.Dhe po të shohim zhvillimet e fundit të të ashtuquajturit “Grupi i Rithemelimit” të Partisë Demokratike janë po ata individë prej të cilëve i erdhi humbja e madhe Partisë Demokratike në vitin 2013


Leave a Reply