Ty që hiç nuk të mungoj unë,
mos kujto se më mungon mua.
Bën mirë të meresh me punë
bën mirë të shikosh punët e tua.
Nuk ngrihet lavdija duke sharë,
bleta ashtu s’do kish bërë mjalt.
Nëpër livadhe kaloj tërë beharë,
prandaj ka ngritur emrin e artë.
Nuk ngrihen kalatë me sharje,
s’mbillet gruri duke sharë qetë.
aq sa ngjallen të ikurit me qarje,
me të sharë s’bie shiu nga retë.
Populli tha;Ja sheshi ja mejdani,
ti hedhim vlerat tona në shesh.
Po mbeta si kërcu mos më qani,
po mbete ti mileti ta mari vesh.
S’ flas për vete o njerëz të mirë,
ky ves të gjithëve po na bezdis.
Ne pozitivët qënkemi me brirë
për çudi ky ferra i thotë vetes lis!
Përsëri fajin me juve dua ta ndaj,
tërë ditën themi ç’më duhet mua.
Vetëm nëna ime nuk duhet të qaj,
po u preka unë lumturia u shua!
Gjakun e tjetrit e bëjmë përshesh,
vetë po na hyri gjëmbi në këmbë.
Gjithë kombin shtjemë në shesh.
të ligun para,gjë pa rrëzuar s’lëmë.
Kështu nuk thonë punë e mbarë,
dhe kufirin na i vënë te thana.
Me tufë Haxhi Qamili sy pa larë,
bëhen kope me uqër e shejtana!
B.Xh.D.Dushar Korçë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply