Hej , Liridonë mori bijë
ç’do natë nana t’pres në shpi
t’pres me ardh e s’po t’shoh kurrë
mblu me dheee e një flamurë.
Ça i ka ra zia Gjakovës
dy jetima të Liridonës
natë e zezë e fund nëntori
dora krimit jetën ta mori .
Ereniku po çon fjalë
valët lumit i kam ndalë
zbritën bjeshkët n’rrafsh t’Gjakovës
me fshi gjakun Liridonës.
Nana zezë lajmin kur mori
ofshamë t’madhe prej krahnori
bijë t’urova për shpi t’re
t’kisha afër n’Prishtinë me ne.
Qysh se dita mori bijë
t’kisha mbyll nana në shpi
e n’dorë t’krimit s’kisha lanë
ndoshta bijë sot ishe gjallë.
Derën hap për natë e la
kurrë s’pajtohem ç’farë ka ngja
prita nana t’çmallem me ty
qysh t’mbulova me dhee t’zi.
Hej, o zot mendjen ma m’blidh
nyje dhimbja n’shpirt ësht lidh
më jep zot fuqinë e botës
t’përballoj dhimbjen e Donës.
Ta vumë emrin Liridonë
emri yt simbol shqiponjë
qysh vret nanën n’sy të f’misë
30 vjeç n’lule t’rinisë.
Dhimbje e lot me ty u mbollën
dhimbja jote m’shtolli Gjakovën
kurorë lulesh u mbulu toka
qau Shqipnia e tan Kosova.
Tan shqiptart kërkojnë drejtësi
luten prehen Dona për ty
krime tilla ma mos t’ndodhin
dhimbja jote bijë, shembi trollin.
dhjetor/2023/b/m/tiranë
Dedikuar Liridona Ademaj që u vra në mënyrë barbare nga dora kriminale e babait të fëmijëve të saj .

Burimi/Facebook


Leave a Reply