Përrallë e lashtë.
Na ishte njëherë një Plak dhe një plakë.
Mirpo ju hyri ai i mallkuarë sherri dhe vendosën të ndahëshin.
Kishin një gjel dhe një.maçok e disa plaçka të tjera.
Plakut i ra në short maçoku plakës ca plaçka të tjera gjelin do e ndanin në gjysëm.,
Vendim i komisionit.
Erdhi dita u ndanë e ndanë dhe gjelin.
Plaku e vuri në tepsi dhe në saç e poqi ,plaka tha ta lë aty deri nesër mbase ngjallet se gjyna.
Në.mëngjes e zgjoi plakën një këngë kaposhi.
U ngrit dhe e pa kokoshi ishte ngjallur ishte bërë tamam i tërë.
U gëzua plaka sa nuk bëhej më .
Po e ushqente si mos më.mirë kokoshin si bir të vetëm.
Një ditë pe ditësh kokoshi i tha plakës ,për nderin që më bëre do ta shpërblej.
Po hë si do ma shpërblesh?
Prit e shiko,do iki në kurbet të dalë ku të dalë.
Jo i tha plaka rri aty se nuk je për atë punë.
Kokoshi hapi krahët e fluturoj.
Ikë e ik e s’ka të sosur!
Diku pa ca saraje të bukura ,të mëdha tha sot këtu do çlodhem pak .
Do ti që kishte qënë saraje e mbretit.
Fjeti atë natë aty në mëngjes u zgjua si gjithmonë këndoj ,po këdaj here më ndryshe:
Ki-ki-ki gjysma gjel gjysma kapua,
do mar çupën e mbretit grua.
E dëgjuanë rojet shkuanë i thanë mbretit.
Ai ju tha hidheni atje te arka me fliri mbase i.mbetet ndonjë në grykë.
Ashtu u tha ashtu u bë.
Ky babaxhani e mbushi gushën plot dhe ia mbathi për te plaka (e korogjova sipas mikut tim tomorr,se e kisha harrusr këtë fragment).
Arriti te shtëpia i tha plakës ,shtro një qilim dhe më var në shkallë me kokë poshtë ,dhe më bjerë me një shkop sa të zbrazen të gjithë florinjtë .
Mirë tha ajo e gëzuar.
I binte ajo dhe thoshte vërr kaposh,
Gërr florinjtë posht.
Po këndonte plaka nëpër shtëpi që çke me atë punë.
E mori vesh maçuku i plakut dhe u bë ziliqar.
Do iki efhe unë o baba i tha plakut ,ai gjysëm kaposh dhe shiko çfar bëri po unë?
U nis muarrua hop aty e hop atje degdisi në një kasapanë.
Aaaa tha më doli edhe mua kësmeti do vete ta kënaq plakun.
U kthye në shtëpi ,shpejto o babë bej edhe ti si bëri plaka me gjelin.
E mori ky e vari me kokë poshtë dhe i binte me shkop.
Epo ç’të shikoje u mbush qilimi plot me zorrë e mëlçi të qelbura.
Hë baba të kënaqa?
Po ç’më kënaqe mor të hëngërtë bufi, nuk je ti nga ajo gjellë.
Mirpo kjo përralla më kujtoj një shans paralel..
Vallë qeveria që përsëri na dha gjysëm gjeli ne pensionistëve kastile e ka bërë që ti dërgojmë gjysëm gjelat në kurbet dhe të bëhemi të pasur.
Domosdo si duket e di këtë përrallë!.
Ia hodhëm fukarallëkut si plaku me zorraqet e maçokut.
Burimi/Facebook


Leave a Reply