Ç’do grua vrapon ditëve të saj të përgatisë mëngjesin, të ngrejë fëmijët nga shtrati dhe të bëjë gjithçka për ta, që ata të rriten plot dashuri pa j’u munguar asgjë në jetën e tyre fëminore të pastër.
Pastaj vjen Ai! Njeriu që ke ndarë netë të tëra dashurie në të njëjtin shtrat, Ai me të cilin ke thurur njëmijë e një ëndrra për të vazhduar pjesën më të gjatë në jetë, Ai me të cilin ke vendosur të bësh fëmijët për t’i dhënë vazhdimësi jetës me të, për t’i dhënë kuptimin e plotë fjalës jetë!
Ai,tek i cili ti kërkon jo vetëm dashuri por edhe mbrojtje,pa ditur kurrë se pikërisht Ai, është kafsha më e egër që ke pranë vetes,Ai që të godet me grushta në kokë, fytyrë,shqelma në bark, në atë bark ku ke mbajtur dashurinë me të cilën të ushqeu kur dukej “normal”. Ai përbindësh i cili të vret,të copëton çika -çika i kthyer në ujk,duke mos menduar asnjë çast se fëmijët e tij i vret katërfish më shumë gjithë jetën!
Ai, “mbrojtësi” yt i rremë kur nuk ka asnjë pikë mëshirë dhe paguan me gjakftohtësinë më të egër që kohërat kanë thurur,dikë tjetër bishë si ai, të vrasë nënën e fëmijëve të tij,me të cilën mendoi se ndoshta do ta shtynte deri në pleqëri.
Ai,Ai,Ai….
Ajo diku në qiell,me bukurinë e saj por sytë dhe shpirtin në tokë për krijesat e pafajshme ku mendoi se do t’i rriste së bashku me njeriun që i krijoi.
Dhe pastaj Ata,ashtu të vegjël, të pafajshëm, të braktisur, të munguar, pa kuptuar se njerzit më të afërt në botë që duhej t’i mbronin,
…i vranë!!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply