-Pas spektaklit te Ansamblit Mirdita ne “Gurra Popullore” te TOP CHANNEL –
– Plaga e emigracionit e ka goditur rende edhe popullin shqiptar (gjysma e popullsisë është e shpërndare neper bote), ndaj te nxjerrim mësime shpejt dhe te ruajmë se paku atë qe fatmirësisht ende e kemi: AUTOKTONINE KULTURORE ARTISTIKE ! –
Spektakli i TOP CHANNEL “E DIELL”, kesaj radhe ne “Gurra Popullore” kishte te ftuar Ansamblin e Mirditës ! Artistet e Mirditës si gjithmonë sollën ne studion dhe ekranin e këtij televizioni për teleshikuesit buqetën e pasur, shume te pasur te traditës, muzikës e këngëve autoktone te krahinës se Mirditës, pa te cilat arti muzikor shqiptar do te ishte i mangët ! Ansambli Mirdita është një embleme e kulturës popullore shqiptare ! Kjo është shume e rëndësishme te theksohet ne ketë atmosfere globalizmi ku është përfshire edhe shoqëria shqiptare !
Mirdita është identitet me ketë pasuri te pastër kulturore artistike qe ka ! Është e vështire te ruhet e trashëgohet kjo pasuri, pasi tallavaja dhe disa rryma te tjera muzikore “moderne” e kercenojne dhe e rrezikojnë autoktoninë e vlerave muzikore tradicionale, por Mirdita është një nga pikat e referimit se si punohet e luftohet për ti ruajtur e pasuruar këto vlera ! Dhe natyrisht, një merite te madhe, shume te madhe ka këtu edhe televizioni TOP CHANNEL qe ka krijuar ketë hapësirë te konsiderueshme me “Gurrën Popullore”, për ti promovuar mrekullisht “xhevahiret” kulturore – artistike e shpirtërore te krahinave te ndryshme te Shqipërisë. Mirdita ishte e radhës sot, duke pasuar shume te tjera nga veriu ne jug e nga jugu ne veri !
Ndërsa po i hidhja këto shënime shpejt e shpejt, me erdhi ne mendje edhe spektakli perjaveshem i televizionit VIZION PLUS “Këngë moj”, qe i është përkushtuar prej viteve promovimin te këngës popullore te qyteteve tona, nga Peja e deri ne Gjirokastër ! Edhe ky spektakël një kontribut i jashtëzakonshëm për te ruajtur, trashëguar, kultivuar dhe promovuar këngën popullore qe mban “vulën” shqiptare me këngëtaret dhe instrumentistet saj ! Është e vështire, shume e vështire te realizohet e gjithë kjo ndërmarrje e madhe, shume e rëndësishme, edhe nga artistet e grupet artistike, edhe nga televizionet qe kane marre përsipër ti kushtohen kesaj fushe ku gjallon identiteti ynë artistik kombëtar !
Prandaj, është e domosdoshme qe Ministria e Kulturës te hartoje një politike te posaçme qe, ne bashkëpunim me grupet artistike si i Mirditës e te tjerët si ai dhe me televizionet qe kane treguar se janë te gatshme te shërbejnë ne ketë drejtim, si TOP CHANNEL e VIZION PLUS apo edhe TV KLAN i dikurshëm me “Këngët e Shekullit”, te punohet për ti pasuruar e promovuar sa me shume këto vlera te qenësishme kombëtare, pasi ndryshe rrezikojnë te zbehen deri ne venitje ! Kjo politike e Ministrisë se Kulturës mendoi se duhet te konsistojë ne radhe te pare ne financimin e artisteve, grupeve artistike dhe televizioneve qe i shërbejnë këtij qëllimi ! Nuk është aspak e tepërt qe për një çështje e tille te diskutohet edhe ne Kuvendin e Shqipërisë, dhe te miratohet edhe një ligje e veçante ! Nuk ka ruajtje, pasurim, kultivim, trashëgimi dhe promovim te “xhevahireve” te kulturës sonë artistike kombëtare pa financim ! Ketë duhet ta kenë shume mire te qarte te gjithë ata te zgjedhur vendimmarrës, qeveritare dhe drejtuesit me te larte te shtetit ! Plaga e emigracionit e ka goditur rende edhe popullin shqiptar (gjysma e popullsisë është e shpërndare neper bote), ndaj te nxjerrim mësime shpejt dhe te ruajmë se paku atë qe fatmirësisht ende e kemi: AUTOKTONINE KULTURORE ARTISTIKE !
Prandaj, shteti i shqiptareve duhet te “hapin qesen” për ketë çështje ! Sa me shpejt, qa me mire, sa me vone aq me keq ! Me një Festival Folklorik Kombëtar njëherë ne 5 vjet si ai i Gjirokastrës, pavarësisht rendësisë se madhe dhe te pamohueshme qe ka, nuk arrihet te ruhet, kultivohet, pasurohet e trashëgohet kjo pasuri qe e shkëlqen identitetin tone kombëtar !









Burimi/Facebook


Leave a Reply