. Skice .
(Nji paradoks tuej pa fotot ne prag te festave ne Shkoder)
Si qytetar i vjeter i Shkodres edhe pse ne emigracion mbi 25 vjet, ne moshe te thyme, virtualisht jetoj me qytetin tem!
Kam mall e nostalgji per cdo rruge, lagje e skute te ketij qyteti; i bukur per ka natyra e fisnik per ka qytetnija. Tempull i artit. Qytet qe ka qeshe gjithmone e gezu si ujet e burimit ne kru!
Ne sa shoh zburimet qe jane ba me rastin e afrimit te festave, ma se shumti me ndriçim marramendesh, me vjen ne mend nji proverb italian ” Rregulli jep buke, por teprimi sjell vorfenine”!
Kur gjendja ekonomike e ketij qyteti dihet se nuk asht ne nivelin e duhun, shpenzimet e teperta te luksit sikur stonojne?!..
Nji shok me thote ,ne bisede telefonike ,se shpesh here na ikin edhe dritat?!..
Kur nuk ka interesa te perbashketa, nuk ka as unitet veprimi! Te gjithe kryebashkiaket e Shkodres me rralle (pa dallime)ne kohe te ndryshme , ma shume kane kene ne sherbim te partise se sa te interesit te qytetarise! (Vetem nji thone pati kene i mire e i pavarun, por ai vdiq tuej ardhe rruges)😆😇
Populli i meçem shkodran ka thane: “Shtri kamet sa ke jerganin’!
Fotoja e publikume me kujton filmin “Titaniku” e proverbin tjeter, qe shpesh perseritet prej shkodraneve te vjeter ” Tuej u mbyte e tuej ra davlla”!
Ju uroj festat! I pritshi me zemer te mire te gjithe bashke! L.L. Itali..
Burimi/Facebook


Leave a Reply