Qëllimi kryesor i strategjisë serbe është t’i shmanget strukturës së sigurisë dhe përmes formave të padukshme, të shkatërrojë shtetin përmës veprimeve hibride ideologjike, informuese, financiare, metodave politike, ekonomike dhe diversive që çmontojnë strukturën socio-kulturore të shoqërisë, duke e çuar atë në kolaps të brendshëm.
Strategjia Serbe synon shpërbërjen e plotë ose të pjesshme të shtetit, shmangien e politikave të rëndësishme, duke zëvendësuar udhëheqjet politike me njerëz besnikë, blerjen e influencave, zëvendësim personalitetesh, kontroll ideologjik dhe financiar-ekonomik mbi shtetin, kaos të brendshëm dhe prishje të marrëdhënieve me jashtë, hapjen e rrugëve për të pranuar diktatin dhe shantazhet politike nga jashtë etj.
Lufta mes informacionit dhe dezë-informacionit merr përparësi, duke synuar krijimin e pseudo-realitetit socio-politik, i cili fabrikon “miqtë” dhe “armiqtë”, “agresorët” dhe “viktimat”.
Nuk ka arësye të presim që ajo të qëndrojë brenda kufijve të etikës me rregulla loje, sepse vetë ajo është fenomen shumëdimensional që integron aspektet ushtarake, informative, ekonomike, politike, dhe sociokulturore në një fushë të vetme, stratagjemë kundër shtetit të Kosovës.
Situata imponon krijimin e mekanizmave të jashtëm të kontrollit, duke ngritur në funksion agjensinë e investigimit modern të promovuar me fuqinë e saj.
Kundër sigurisë në Kosovë, i veçantë shfaqet kombinimi i ndikimeve ushtarake dhe jo-ushtarake, të cilat shtrihen njëkohësisht në shumë drejtime.
Nevoja për masa sigurie të mire-organizuara, arritjet e teknologjisë ushtarake, sistemeve të sofistikuara të komunikimit, përvoja e madhe në fushën e teknologjive të informacionit dhe kontrolli i masmedias, krijojnë mundësi më të mira për të kryer operacione hibride kundër kundërshtarëve të shtetit dhe të shoqërisë.
Hyzri Salihu
Siguria Kombtare
03.12.2023


Leave a Reply