Duhet të japë mundësitë të paracaktohen masa dhe detyrime për ngjarjet në mjedisin gjeopolitik shtetëror, rajonal dhe më gjerë.
Sot jemi në gjendje të përcaktojmë se cili është kombi dhe shteti me dispozitivin më të fortë luftarak në Ballkan dhe sa ata mund të kenë arsye për të hyrë në konflikte të reja me shqiptarët dhe Shqipërinë.
Duhet të mendojmë dhe të parashikojmë se sa dhe si mund të jetojmë të sigurt në një mjedis konfliktual, ndonjëherë dhe armiqësor, siç është Ballkani Perëndimor.
Popullsia shqiptare jeton e ndarë në rajonin ballkanik.
Situata është e mjaftueshme për të vlerësuar kërcënimet dhe rreziqet që i vijnë sigurisë kombëtare nga reagimet agresive me motive etnike të vendeve fqinje, të cilat dallohen për qëndrime diskriminuese në rajon.
Brenda këtij konteksti, Republika e Shqipërisë në gjeopolitikën e saj ka detyrimin të kontribuojë maksimalisht, (jo spontanisht) në jetësimin e pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ndërkombëtare, në mënyrë që ajo të bëhet reale, duke i shërbyer tërësisë kombëtare të shqiptarëve në rajon.
Po kështu, shteti shqiptar ndien detyrimin për të ardhmen e 850 mijë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, brenda opsioneve të mundshme të së ardhmes së kësaj republike.
Në politikën e jashtme, ende nuk e kemi të qartë se kush na mbështet realisht, çfarë ofron mjedisi ballkanik për shtetin dhe kombin shqiptar, sa janë të besueshme përcaktimet dhe deklaratat politike, diplomatike dhe ushtarake që parashtrohen përballë një realiteti ndryshe.
Trajtimi i konceptit doktrinar mbetet një prej sfidave kryesore, që kërkon studime të thelluara në të ardhmen, duke garantuar burimet e fuqisë kombëtare, mbrojtjes së vendit, duke korrigjuar çështje thelbësore, që jo vetëm rrisin kapacitetet cilësore të Forcave të Armatosura brenda standardeve të NATO-s, por mjedisin tonë të sigurisë e kthejnë në gjenerues të energjive pozitive të kombit në ardhmërinë e tij.
Hyzri Salihu
16.11.2023


Leave a Reply